Policia është duke ushtruar kontrolle për goditjen e elementëve kriminalë.
Çdo mjet në të cilin dyshohet se lëvizin persona të kërkuar i nënshtrohet kontrolleve të imtësishme.
Dhjetëra forca speciale, të FNSH-së, Renea-s janë shpërndarë në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Fushë Krujë, duke pasur në dorë lista me emra dhe foto të personave në kërkim.
Disa prej tyre ranë në rrjetën policore natën e parë të aksionit, që mësohet se do të zgjasë për disa javë.
