Trupat ukrainase humbin territor në Lindje, çeçenët marrin kontrollin e Popasnës

J L

Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor i Ukrainës, Popasna.

Sipas The Guardian, kreu i Republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov kishte thënë të dielën se trupat e tij kishin marrë nën kontroll pjesën më të madhe të Popasnës.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai i tha televizionit ukrainas se trupat ukrainase ishin tërhequr për të zënë pozicione më të fortifikuara.

Forcat ruse filluan një shtytje të re ofensive në prill përgjatë pjesës më të madhe të krahut lindor të Ukrainës, me disa nga sulmet dhe granatimet më intensive që u zhvilluan së fundmi rreth Popasna-s në rajonin e Luhanskut.

Media e pavarur ukrainase Hromadske e raportoi atë duke thënë:

“Trupat ukrainase u tërhoqën pak nga Popasna sepse qyteti ishte nën granatimet për më shumë se dy muaj. Gjithçka është shkatërruar atje. Kjo është arsyeja pse trupat ukrainase u tërhoqën në pozicione më të forta, të cilat ishin përgatitur paraprakisht.”

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Dje kishin Kazaket per kriminele ne sherbim te Carit,,sot kane Cecenet muslimane qe sherbejne si Jenicere ne sherbim te Putanes,,kurse vendin e ketyre horrave e ka pushtuar putana,..Mortjaaaa!

  • Me siguri jane edhe çeçenet e druzhe saliut qe ndihmojne Putinin. Pa ata nuk ka se si të mos merrnin token e xanun deri ne Ukraine.

  • ……. keshtu na del qe trupat ukrainese do te terhiqen perseri gradualisht deri ne kufi me Polonine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *