Trupat ukrainase tërhiqen nga aeroporti i Luganskut

redaktor

Trupat ukrainase janë tërhequr nga aeroporti ndërkombëtar i Luganskut, në Ukrainën lindore, pas mbajtjes luftimeve të ashpra me separatistët pro-rusë në bazë gjatë orëve të fundit.

“Ushtria e Ukrainës në frontin e saj në Lugansk mori urdhrin dhe u tërhoq nga aeroporti i Luganskut dhe qyteti Gueórguievka”, pranoi në një konferencë shtypi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Andrei Lysenko.

Luftimi në aeroport nuk kanë reshtur, praktikisht në asnjë moment që kur u mor nga trupat e Ukrainës qershorin e kaluar. Një deklaratë ushtarake para tërheqjes informoi që ushtarët ukrainas po luftonin përballë një batalioni me tanke rus.

Tërheqja e konsiderueshme nga aeroporti i Luganskut përkon edhe me bisedimet në frontin diplomatik. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha të hënën se “një armëpushim i menjëhershëm dhe i pakushtëzuar” në Ukrainën lindore duhet të jetë prioritet i negociatave në Minsk (Bjellorusi) mes Qeverisë së Kievit dhe Moskës, me ndërmjetësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Edhe pse zyrtarisht nuk është bërë publike përmbajtja e bisedimeve mes dy palëve, kërkesat e separatistëve pro-rusë kanë rrjedhur nëpërmjet “Twitter” nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”. Në kërkesat e tyre përfshihen: një status i veçantë ekonomik, të njihet rusishtja si gjuhë zyrtare në të gjithë rajonin e Donetskut dhe Luganskut, rindërtimi i lindjes pas konfliktit dhe mbajtja e zgjedhjeve për autonomi më të madhe. Kjo, sipas burimeve pro-ruse, në këmbim të përfundimit të dhunës dhe rivendosjes së paqes në rajon.

Ministri i jashtëm rus theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian “duhet t’i kërkojnë Kievit të njëjtën gjë që kërkojnë në konfliktet e tjera. Pra t’i japin fund përdorimit të armëve të rënda kundër qyteteve, civilëve dhe që të mos shkatërrojë shkolla dhe spitalet”. Për më tepër, sipas BBC, një grup senatorësh amerikanë kanë shprehur dëshirën për të armatosur forcat e Ukrainës për të luftuar atë që, ata e konsiderojnë një pushtim rus.

“Duhet të pranojmë që kjo nuk është më një çështje e një grupi separatist të izoluar, ky është një pushtim të drejtpërdrejtë në Ukrainë nga Rusia”, tha për CNN demokrati dhe kreu i Komisionit të Jashtëm të Senatit të Shteteve të Bashkuara, Robert Mendez. Po të hënën, Presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje BE-së që të mos angazhohen në sanksione “reciprokisht destruktive” midis dy blloqeve.

“Shpresoj që mund të punojmë së bashku (duke iu referuar Rusisë dhe BE-së) dhe të mos godasim njëra-tjetrën”, tha Presidenti në një intervistë gjatë një vizite në Yakutsk, Siberi, ku përfundoi marrëveshjen për furnizimin me gaz për Kinën, në 30 vitet e ardhshme.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm rus ka insistuar se nuk ka dhe as do të ketë një ndërhyrje ushtarake të vendit të tij në Ukrainë dhe se është i bindur se ka vetëm zgjidhje paqësore për këtë situatë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *