“Trupi i Aleksit po kalbet në varr pa faj, dosja po myket në prokurori”

Saimir Lleshi

Në një letër të shkruar 5 vjet pas vrasjes së nipit të tij, Mark Nika shpreh zhgënjimin për drejtësinë e munguar.

“Të gjithë i harruan ngjarjet e 21 janarit, harruan se çfarë tragjedie na ndodhi ne. Po na vritet shpresa e fundit. Trupi i Aleksit po kalbet në varr pa faj dhe dosja e tij ka 5 vjet që myket në prokurori”, shkruan xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej 4 të vrarëve në protestën e 21 Janarit 2011.

Përmes një letre të cilën kërkon ta bëjë publike në media, Nika i bën thirrje “shtetit të shkundë drejtësinë dhe të dërgojë përpara drejtësisë organizatorët dhe vrasësit që tashmë janë të njohur prej nesh”.

Letra u publikua në Ora News, ku sot tansmetohet emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit me titullin “Të vrarë dhe të harruar”.

Të ftuar do të jenë familjarët e viktimave të 21 janarit, Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit. Alma Redhi, ish bashkëshortja, Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj dhe Dorian Matlia, avokat i familjeve.

letra-e-xhaxhait-te-aleks-nikes

Share This Article
4 Comments
  • Besoj se familjet e 4 te vrareve me 21 Janar 2011 e kane kuptuar lojen e felliqur te Edi Rames per te uzurpuar kryepushtetarin, po shikojne cdo dite qe kur Ai ka ulur te ndenjurat mbi kolltukun e kryeministrit – ka braktisur teresisht shpresen e familjareve per te vendosur drejtesine. Ndaj pergjigja me e pershtateshme ndaj kryeministrit te sotem do te jete kthimi mbrapsht i cdo mesazhi ngushellimi ne adrese te tyre, me autor edi Rama se bashku me bashkepuntoret e tij besnike.
    Eshte shuplaka e forte e priteshme ndaj cdo politikani dhe pushtetari qe realizon egon dhe interesat e tij mbi gjakun dhe sakrificat e te varferve, e njerezve te ndershem.
    Le te jete ky veprim shkendija e pare qe do te vendose Drejtesine e munguar, qe do te beje realitet shpresen per nje jete dinjitoze, per nje te ardhme te garantuar.

  • 21 janari i eshte dhene me koncesion Likes se Mones. Gjatoshi u refuzoi jo vetem drejtesine por edhe demshperblimin packa se po ben baterdine duke mbushur xhepat me miliona euro ne cdo ministri.

  • Shume zhurme per asgje. Familjaret e viktimave nuk duan dengla dhe genjeshtara, por duan ne burga “yllin ne ngjitje” dhe “burrin e shteteit”. Ajo qe I ka ndodhur 4 njerezve te pafajshem, dhe familjareve te tyre me 21 janar 2011 mund ti ndodhet edhe shume te tjereve, me ATA dite apo edhe me ditet me vazhdim. Kjo tragedi nuk eshte e 4 familjeve, por e gjithe shqiperise dhe e gjithe shqiptareve. Krimineleve te emeruar si “ylle ne ngjitje” nga Arvizuja, dhe qe po dihet me cdo kushte ta ngjise Lu-ja, “burri I shtetit” qe pa pike turpi ka edhe surrat te thote se beri detyren….une do ta pyesja se, Cilen detyre beri Berisha, kur urdheroi vrasjet? Detyren e kujt shteteti???. Shqiptaret I dhane vota per te qeverisur, dhe no detyra per te be vrare…
    Keto mostra duhet te prangosen sa me shpejte te jete e mundur. Te mos presim nga e ashtuquajtur a drejtesi dhe ligj. Reforma ne drejtesi eshte mashtrimit I rraddhes. Lu-ja po e sjelle me force dhe duke shkelur me kembe nje popull te tere, Lulashin dhe Saliun ne qeveri. Kjo eshte paturpesia e rradhes, dhe madje me e turpshme se ajo e Arvizuse, kur futi DUART ne kutite e votimit live…. Kur uroje Ramen per fitoren, dhe beri kur an dashin per “yllin ne ngjitje”
    Rama I ka adhetuar INTERESAT e ATYRE qe I dhane VOTEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *