Trupi i pajetë i Ivanoviç niset drejt Beogradit

Leda Hysa

Kortezhi me trupin e pajetë të politikanit serb Oliver Ivanoviç që u vra dje, është nisur drejt Beogradit.

Një numër i madh qytetarësh në Mitrovicën e Veriut dolën për t’i dhënë lamtumirën e fundit kreut të Iniciativës Qytetare SDP. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme në Beograd.

Oliver Ivanoviç u vra mëngjesin e djeshëm në një atentat në hyrje të partisë që ai drejtonte në veri të Mitrovicës. Vrasja e liderit të serbëve në Kosovë bëri që Serbia të pezulloj procesin e dialogut me Kosovën në Beograd.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e konsideroi akt terrorist vrasjen e Ivanoviç dhe kërkoi që autoritetet të përfshihen në hetimet që po zhvillohen në Kosovë. Ende nuk ka asnjë të dhënë rreth profilit të vrasësve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *