Trupi na dërgon mesazhe të vazhdueshme, që shpesh herë ne nuk i dëgjojmë, duke mbytur zërin e tyre me medikamente, terapi, pilula të çdo lloji. Megjithatë simptomat mbeten, ndoshta heshtin edhe ato, por mbeten. Simptomat nuk janë gjë tjetër veçse alarme të dërguar nga trupi ynë. Pikërisht për këtë motiv duhet të pranohen, dëgjohen kuptohen dhe të mos largohen.
Sëmundjet e ashtuquajtura psikosomatike janë ato që e kanë origjinën nga psikika, nga mendja. Trupi nuk ka asgjë të dëmtuar, apo të sëmurë, ai bëhet mjet i asaj që mendja jonë do të bërtas. Dhe kështu lindin dhimbjet e barkut pa shkak, dhimbjet e kokës, sëmundje të pashpjegueshme të lëkurës. Çdo gjë që ka të bëjë me trupin është e lidhur edhe me mendjen. Një shpjegim të tillë, pothuajse poetik, por efikas për këtë lidhje “trup-mendje” e bën Alejandro Kodorowsky, burri me një mijë virtyte: ai është në fakt poet, shkrimtar, dijetar, dramaturg dhe regjisor. Ja çfarë shkruan ai:
Trupi thërret atë që goja hesht
Sëmundja është një konflikt mes personalitetit dhe shpirtit
Shumë herë….
Hundët “rrjedhin” kur trupi nuk qan
Dhimbja e fytit “të bllokon” kur nuk komunikon emocionet
Stomaku “djeg” kur inati nuk arrin të dalë.
Diabeti “pushton” kur vetmia të lëndon.
Trupi “shëndoshet” kur pakënaqësia shtrëngon.
Dhimbja e kokës “dëshpëron” kur dyshimet shtohen.
Zemra “ngadalësohet” kur kuptimi i jetës duket se po përfundon.
Gjoksi “shtrëngon” kur krenaria skllavëron
Presioni “rritet” kur frika të burgos
Gjunjët “dhembin” kur krenaria nuk përkulet.
Kanceri “vret” kur lodhesh së jetuari.
Sëmundja nuk është e keqe, thjeshtë të paralajmëron që po gabon rrugën.
Provoni të dëgjoni simptomat tuaja fizike, t’i kuptoni dhe përpunoni. Trupi dhe mendja do ju falënderojnë.
