Trupin në Europë, mendjen në Bizant

redaktor

 

Nga Bedri Islami

Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës, një ndeshje e cila do të hyjë në histori për dy gjëra të ndryshme: e para, pasi në fushë ishin 16 lojtarë shqiptarë, dhe e dyta, pasi në tribunën qendrore ishte një tabllo denoncuese gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptare çame.

Si mësohet, dhe si mund të jetë pritur, qeveria greke protestoi ndaj këtij afishimi të një vërtete historike.

Asaj nuk i bën përshtypje se nga masakrat greke, ne mesin e shekullit të shkuar, lanë jetën e tyre mbi 100 mijë shqiptarë çamë.

Nuk i bën përshtypje se braktisën me dhunë vatrat e tyre mijra e qindra mijra njerëz, që nga pleqtë e deri tek foshnjat.

Nuk i bën përshtypje se janë rritur disa breza pa e njohur vendlindjen e tyre, ndërsa disa breza të tjerë kanë ikur nga jeta me kokën drejt vendit ku kanë lindur.

Athinës zyrtare e jo zyrtare nuk i bën përshtypje se në kohrat moderne e drejta dhe ndëshkimi janë pjesë e së njëjtës histori dhe se, duke ndëshkuar të keqen, edhe ata vetë pastrohen nga ndëshkimi që do u lënë brezave.

Në mos një ditë, një tjetër, e vërteta historike e masakrave greke mbi shqiptarët e Çamërisë do të jenë e pranishme dhe e saktësuar.

Një ditë, edhe në jugun e Shqipërisë, do të ndodhë si me veriun shqiptar: Koha dhe historia ndëshkoi një brez të tërë serb për masakrat që kanë bërë ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

Dy janë gjërat që nuk harrohen: mëmëdhesia dhe gjaku.

Në rastin e Çamërisë janë që të dyja: edhe mëmëdhesia, edhe gjaku.

Për hatrin e fqinjësisë së mirë shqiptarët nuk mund të harrojnë vendin e vatrën e tyre, ashtu si nuk guxon asnjë brez të harrojë se ai vend, pavarësisht nga kufijtë e vendosur dhunshëm, është tokë shqiptare dhe se një e vërtetë e tillë nuk mund të shmanget përmes denoncimit të një parulle , e cila dëshmon një të vërtetë.

Të çuditshëm këto fqinjët tanë: në vend që të kërkojnë një gjysmë ndjese, si fillesë për katarsisin e politikës së tyre, kërkojnë përsëri ndëshkim.

Asgjë nuk kanë harruar nga historia dhe asgjë nuk kanë mësuar.

Trupin e kanë në Europë, mendjen e kanë në Bizant.

Share This Article
8 Comments
  • Nuk ka me as trup as koke politika ( as turp jo e jo ). Ajo reflekton dhe ne sport ( naivitet ta mendosh tjeter ). UEFA ben jehone politikes BE. Drejtat e Njeriut jane sot si rruge me nje korsi. Vetem per multietnine, multirracialet, no racizmus, no ekstremizmus, no nacionalizmus etj. Per keto ka nderime, kujdesje, mbrojtje ( he se harrova, dhe per LGBT ka super-mbrojtje der ne marrezi ). Kjo eshte korsia e vetme sot e Drejtave te Njeriut. Vetem aty ke drejte kalimi te mbrojtur politikisht, madje dhe ne sport.
    Por kur ka parulla Nacionaliste, shprehje Nacionaliste, thirrje Nacionaliste, atehere korsia e Drejtave Njerezore mbyllet. Kur dikush shan ne loje Tottin nuk ka problem. Kur shahet ne loje Baloteli mblidhet Komisioni Disiplinor i UEFA biles dhe Parlamenti Europian ” shpreh shqetesimin ” per ndjenja rraciste. Kur ka levizje nacionaliste sot politika e BE dhe politika e UEFA jane njesoj te shqetesuar .
    PSE?
    A nuk jane valle Drejta Njerezore idealet Nacionaliste si ato parrullat No Racizmus?
    A jane me pak Drejta Njeriu parullat Nacionaliste se ato marshimet e LGBT?
    A jane te Drejtat e Njeriut sot vetem per zezaket lojtare e jo per tifozet Nacionaliste?
    A ka sot Drejta Njeriu?
    Po , ka por vetem me nje korsi!
    Te korsia ku kalon kjo politike e ndyre homoseksualesh antikombetaresh imoralesh qe sot qeveris ne BE dhe UEFA.

  • Si mund te pritet nga nje vend fqinj 70 e ca vjet ne gjendje lufte ,qe nuk i kane leshuar asnje here armet kunder nesh , tani te na dalin si miq , dhe me nje hipokrizi rrenqethese , na kane firmosur edhe Traktatin e “Miqesise ” ?! Tani perpiqen permes tyrli shantazhesh e presionesh te rivendikojne kufijte tane ?! Aq te pa cipe jane , sa nuk i fshehin pazaret e felliqura , qe vetem duke ofruar voten e tyre “pro”per ne BE,Shqiperia ti cvendose piramidat kufitare ne vijen e shkumbinmit dhe ta mbushe vendin me varreza greke,por me eshtra shqiptare.Vetem atehere do te mund te prehen te qeta eshtrat ere kerme te kolonel Janullatosit dhe gjithe jenicereve Fanariote te mbuluar me veladonin e zi , qe ndjell edhe me zi .Kjo
    ka qene dhe mbetet vija zyrtarre permanente e ketij shteti hijene te zgjebosur .

  • Bedri ke humbur ‘nuhatjen’ si gazetar TI prandaj konet serbe e dhenderri i MILICES vazhdojne e bejne ‘KERDI
    ———-
    Me nje naivitet pupulisto-nacionalist per te ardhur keq na flet per 2 ‘FAKTORE’ te nje ‘ndeshje’ :16 shqipetare qe luanin ne nje fushe ne nje qytet te FrancesDHE nje pankarte kunder gjenocidit grek kunder òameve te Idrizit!? NIVEL SA MEDIOKER AQE EDHE NE FAFOR TE SISTEMIT ANTISHQIPETAR BERISHIAN!
    PSE!’
    2 faktoret si ai i 16 ‘sKipetareve’ qe shumica as kane lindur ne Shqiperi e as luajne ne klubet shqipetare por me e keqja si 1 MILION shqipetare te moshave 1-30 vjeç qe jetojne jashte nuk dine as SHKRIM e as KENDIM te gjuhes shqipe—–KE SHTET PERFAQESOJNE,KUSH JANE BURRAT E SHTETIT pas 25 vjetesh!?
    Po nuk i dhe pergjigje kesaj pyetje pas 25 vjetesh shqipetare do konsiderohen XENAT FULLANET socialSSalistat e salisjanet qe VJEDHIN ne Shqiperi–SHPENZOJNE E HANE JASHTE- e kthehen e dhjesin po ne ish Shqiperi pasi marin AVDES duke pare LOJERA’ me ‘gladiatore’ apo ‘mercenare’ te ashtuquajtur ‘sKipetare’ nga koha e SKENDERBEUT!

  • ‘Kur s’je i zoti te dhjesin te tjeret.Kur je i dhjere mos fole’——————————————————————IDJOTE kAAmentues,
    Kini 25 vjet qe mereni me ushkuret e komshiut serbit e grekut kur kini ngelur pa breke dhe po u shkerdhen nga para e mbrapa KALI I NIPIT SERB XEN SALI SLLOBODANKA BERISHA!

  • Faleminderit mediave dhe qeverise greke! Parrulla e genocidit grek ndaj cameve as qe i ra ne sy kujt, sespe e kishin mendjen tek ndeshja; por kush e kishte mizen nen kesule u kruajt dhe e mori vesh e gjithe bota. Faleminderit media dhe qeveria greke!

  • Qeverite shqiptare nuk ja permendin Camerine ministrave greke!Po jetojme miqesine e sinqerte midis dy popujve dhe qeverive tona.Greket kerkojne varreza greke me eshtra shqiptaresh,Qeverite shqiptare i ndertojne.I duan deri ne Vjose.Deri ne Vjose i aprovojne qeverite Shqiptare.Duan detin deri ne Himare.Po,qeverite shqiptare ua japin mjaft te rrotullojne kompasin,se dine ta rrotullojne bukur.Nuk behet fjale per kisha katedrale,shkolla universitete greke,se perderisa te egzistoje nje Beqir i pagezuar Jorgo,aty do te kete edhe nje kishe greke edhe nje shkolle greke.

  • Shume dakort Bedri,je ne rregull.(cdo shqipetar ka teorine e tij personale,jemi shume konfuze,prandaj ndoshta jemi ne kete pike qe jemi)

  • PO NUK LINDI INFORMACIONI—–
    Lemi marre perfundimisht rrugen per Shishtufine e jo per Janine!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *