Letër e nënshkruar
Has Halilaj
E dashur Dita! Në këto 23 vite dhe tryezat dhe konferencat për reformën në drejtësi kanë qenë të shumta, si dhe krimet dhe vrasjet. Secila ka ecur në rrugën e vet pa shqetësuar njëri-tjetrin, vetëm ndihmuar. Sa janë shtuar krimet dhe vrasjet aq janë shtuar dhe fama e gjyqtarëve, dhe pesha e florinjve të tyre, tek unazat, varëset, bizhuteritë, tek vaskat e banjave të tyre etj.
Askush nuk u çudit me shakatë e Nishanit, Bashës, gjonëve. Nga tryeza të cilët kërkonin: kujdes, kohë, larg duart, gjithëpërfshirje, pavarësi, por dhe balancim politik etj.
Kërkojnë me forcë të pyeten të gjithë dhe të korruptuarit, të inkriminuarit: Se si ta bëjmë reformën në drejtësi?! Ti pyesësh, ku ishit zotërinj? Çfarë bëtë 8 vjet në pushtet?
E kotë t’i pyesësh, se ato janë vetë problem i pazgjidhur i vjedhjes në ndërtimin e rrugës së Kombit, i shitjes së tokës, pjesës së detit tonë Greqisë. Janë vetë problemi i pazgjidhur i krimit në Gërdec, i 21 Janarit. Po! Mund të studiohet p.sh.: si sfumohet morali apo si fshihet e gjithë ndërgjegjja brenda qenies së njeriut, nga çfarë peshe e krimit?!
Të inkriminuarit i shfrytëzojnë postet, podiumet siç i pamë, pozojnë, flasin, kërcënojnë. Studimi do ishte interesant: Si ndihet shpirti, zemra para viktimave?
Thirrja e tryezës nga Nishani dukej thirrje nga zori për ta lënë gjendjen siç e lanë kur ikën nga pushteti. Të rënët nga pushteti duan të qëndrojnë sipër kufirit të ligjit ku patën vendosur nën baçet dhe çifligjet e tyre.
Vrasja e fundit në Shkodër ishte konflikt parash. As viktimës, por as vrasësit s’i vajti mendja ta zgjidhnin konfliktin në rrugë gjyqësore. Pse? Sepse drejtësia si për këta dhe për qindra të vrarë në këto 23 vite nuk ekziston fare. Në atë rast jo vetëm drejtësia ishte larg tyre, por edhe e frikshme për ta menduar dhe ta kujtuar, si vetë krimin!
Viktima e dinte se në rrugë gjyqësore i duhej 20 herë më shumë të jepte për të fituar atë që kërkonte. Drejtësia vrau në Shkodër! Në Shkodër u shtua dhe një varr, iu shtuan dhe dy familje të robëruar dhe dy familje të ngujuara që kërkojnë shpëtim. Kush do i shpëtojë njerëzit vallë me vendosjen e drejtësisë në këtë vend? Më shumë sesa për hyrjen në Bashkimin Evropian?
