Tsipras dërgohet me urgjencë në spital

DITA Online

 

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras është dërguar me urgjencë në spital pas dhimbjeve të forta që pësoi një natë më parë.

Gazeta greke “Protothema” shkruan se Kryeministri Tsipras do t’i nënshtrohet sot një ndërhyrje kirurgjikale pas një komplikacioni të shfaqur në kërthizë.

Mjekët e spitalit bëjnë me dije se Tsipras vuan nga sëmundja e quajtur “Umbilical Hernia”.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga zyra e Tsipras.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *