Tsipras: Duhet angazhimi i të gjithëve, të respektohet populli grek

redaktor
Greek Prime Minister Alexis Tsipras attends the vote for president at the Greek parliament in Athens on February 18, 2015. Greece's parliament on February 18 elected pro-European conservative Prokopis Pavlopoulos as the country's new president, a move calculated to bolster the hard-left government in its critical EU bailout talks. AFP PHOTO / LOUISA GOULIAMAKI (Photo credit should read LOUISA GOULIAMAKI/AFP/Getty Images)

Kryeministri grek, Alexis Tsipras i ka thënë Sekretarit amerikan të Thesarit, Jack Lew, se duhet një angazhim nga të gjitha shtetet për të arritur një marrëveshje për reformat dhe ndihmat për Greqinë.

Sipas informacioneve të një zyrtari grek, Tsipras ka biseduar me Lew në telefon, duke shprehur gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje.

“Për të arritur një marrëveshje praktike, atëherë ajo duhet të respektojë popullin grekë dhe të gjithë atë që ata kanë duruar këto pesë vitet e fundit”, citohet t’i ketë thënë Tsipras zyrtarit amerikan.

Ndërkohë, presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem tha ka ende disa çështje të rëndësishme për t’u diskutuar dhe kjo është në dorën e liderëve grekë për t’i përcaktuar ato.

Gjermania dhe disa vende të tjera të Eurozonës janë skeptike nëse qeveria e Tsipras do të dorëzojë reformat e premtuara, që përfshijnë rritjen e taksave, privatizimet dhe shkurtimin e pensioneve.

Burime qeveritare greke bëjnë me dije se për disa arsye që nuk lidhen me reformat, disa vende të Eurozonës nuk duan që të arrihet një marrëveshje dhe duan Athinën jashtë monedhës së përbashkët.

Plani i ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Shcauble, për një dalje për 5 vjet të Greqisë nga Eurozona që u zbulua nga gazeta ‘FAZ’ gjatë punimeve të samitit, ishte një tronditje e madhe për grekët. Aq më tepër kur u mësua se ky plan që zyrtarisht nuk u hodh asnjëherë në tryezë kishte miratimin e kancelares Merkel dhe zv/ kancelarit Gabriel.

Ministri gjerman, pasi ka shfaqur kundërshtimet e tij dhe mosbesimin për propozimet e Athinës, ka kërkuar si kusht për pranimin e tyre të miratojë parlamenti grek të paktën gjashtë reforma kyçe që kanë të bëjnë me rritjen e TVSH-së, privatizimet, sistemin e pensioneve dhe atë të taksave, liberalizimin e profesioneve dhe ngrirjen e gjithë kontratave të punës./TCH

Share This Article
1 Comment
  • Respektin Populli Grek le ta ndertoj me pune o jevgjit. Cfare kerkon ti qe ju jeni ajka dhe Europa duhet te paguaj per tju mbajtur ju e te jetoni pa pune???? Me parat e tua krijoin Respektin e jo me te botes. Si ka mundesi te tallet kaq i qete ky ndyresir kur deri dje nuk pranonte reforma se ishin ofenduese per popullin GFrek e sot merr persiper qe te beje keto Reforma qe deri dje i hodhi poshte me referendum????Kjo nuk do llogjike e cila te con ne mendimin se Ai kerkon vec ndihma pa menduar te zbatoj programin e Europes, kerkon ndihma kur kesti i pare kaloi dhe ai nuk e pagoi e po i vjen koha te dytit e perseri ai kerkon qe Greket mos te paguajne!!!!!! Le te dalin nga Euro e te ulin koken per pune e reforma e pastaj ndihma nuk do ju mungoje kur ata te fillojne te punojne e mendojn seriozisht per jeten e brezave te ardhshem. Do jete me mire per ta e per te gjithe sebashgku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *