Tsipras emocionon grekët: Ose vazhdojmë të gjithë bashkë, ose ikim të gjithë bashkë

Dita

Në një fjalim emocional para grupit parlamentar të partisë së tij, kryeministri grek Aleksis Tsipras ka deklaruar se nëse nuk e mbështesin të gjithë qeverinë, atëherë as ai nuk do të vazhdojë përpjekjet për nënshkrimin e marrëveshjes me kreditorët.

“Morëm mandat që të sjellim një marrëveshje më të mirë në Parlament dhe jo të nxjerrim Greqinë nga Eurozona. Midis një katastrofe dhe një zgjidhjeje të keqe, kur dikush të kërkon ose paratë ose jetën, duhet të bësh më të mirën”, ka thënë Tsipras. Ai e ka mbyllur fjalimin duke thënë: “ose vazhdojmë të gjithë bashkë, ose ikim të gjithë bashkë”; dhe është duratrokitur nga grupi parlamentar.

Por pak më vonë ka marrë goditjen e parë nga një deputete e Kozanit, e cila ka thënë se nuk do të japë miratimin e saj për propozimet qeveritare. Gjithashtu, në një postim të çasteve të fundit në rrjetin social Twitter, ish-ministri i Financave, Yanis Varoufakis ka deklaruar se nuk do të jetë në mbrëmje për votim për arsye familjare, duke dashur të shmangë një përjashtim nga radhët e Syrizës, siç kishte paralajmëruar kryeministri Tsipras.

“Duhet të marrim parasysh interesat kombëtare afatgjata. Duhet të marrim politikisht pak kohë në mënyrë që të rigrupohemi. Europa nuk do të jetë e njëjtë tani e tutje, por kufijtë tanë historikë dhe gjeopolitikë janë në këtë Evropë. Duhet të shohim si të mbijetojmë në këto kushte asfiksuese”, deklaroi zv.ministri i Kulturës, Nikos Xydakis.

Pesë deputetë të tjerë të krahut të majtë i kanë dërguar para disa orësh kreut të qeverisë një letër me të cilën i kërkojnë të hedhë poshtë, tani në çastet e fundit, marrëveshjen me kreditorët dhe të kthejë Greqinë në monedhën kombëtare Dhrahmi, por nuk kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër. Të pavendosur për të mbështetur qeverinë janë shprehur edhe katër deputetë të partisë Grekët e Pavarur, të koalicionit qeveritar, megjithëse lideri i tyre ka premtuar se do të jetë përkrah qeverisë. “Mandati i fundit nga populli grek nuk është një mandat për të dalë nga euro. Greqia do të qëndrojë në Evropë, pavarësisht se disa, brenda dhe jashtë Greqisë, donin të shihnin diçka tjetër. Kjo qeveri nuk është një parantezë, ajo do të vazhdojë të bejë atë që duhet”, ka deklaruar zëdhënësi i partisë, Terence Quick.

Pas mbarimit të seancës së katër komisoneve parlamentare, e cila do t’i japë të drejtën ligjore qeverisë që të negocioje për të arritur një marrëveshje me bazë propozimet greke, projektligji do të votohet nga ligjvënësit.

Gjithësesi, Tsipras vlerësohet se merr edhe mbështetjen e partive opozitare si Demokracia e Re, Pasok dhe Lumi, që e kanë kritikuar se u vonua më kot pesë muaj duke çuar vendin buzë greminës dhe duke sjellë përfundimisht një marrëveshje edhe më të keqe se ajo që ekzistonte në janar mes kreditorëve dhe Greqisë. Ndërsa PKG dhe Agimi i Artë janë shprehur se nuk japin votën e aprovimit.

Ndërkohë, sipas ministrit të Financave, Euclid Tsakalotos, marrëveshja e re ka vërtet pika të vështira me rritje taksash dhe reforma të ashpra, por ka edhe favorizime për Greqinë si: dhënia e një frymëmarrjeje të re nëpërmjet financimit për të mos falimentuar, mundësia e një ristrukturimi të borxhit grek, apo paketa e masave dhe investimeve për zhvillimin e ekonomisë, të cilat do të nxjerrin vendin nga reçesioni. Vlerësohet se paketa e ndihmës përmban financime prej 53.5 mld euro, si dhe rreth 15 mld për rikapitalizimin e bankave, ndërsa masat shtrenguese thuhet se shkojnë në rreth 12 mld euro.

Share This Article
4 Comments
  • GREQIA DO VJEDHI PER NJE HERE TE FUNDIT PERPARA SE TE LARGOHET PERFUNDIMISHT NGA EURO. KJO ESHTE NJE LOJE E POSHTER QE LUHET NE KURRIZIN E MILIONA TAKSEPAGUESVE TE EURO ZONE.

    ASNJEHERE MOS BEJ TREGTI ME NJE GREK EDHE SIKUR TI MARRESH LEKET E THATA NE DORE ATA TA KANE GJITHMONE ME TE FUTUR.

    FJALET QE THASHE DO TE VERTETOHEN NE MUAJT E ARDHSHEM.

  • Jo dhe njeher po dhe 2 milion here le te vjedhe,sepse Gerrqia o Tarras,ka vjedhur historine e jo numra elektronike.
    Gerrqia vodhi…..po dhe e lane te vidhte,prandaj sipas kesaj llogjike i lumte palla,jo po do jete si te mbarumit e Shqiperise.
    Gerrqia vodhi se duhen humbur vjedhjet qe ben vete EU o shoku,nje ambasador ne Cyrykstan e ka rrogen 28.000€ ne muaj,nje rezidence shkon me 60.000€ qera ne muaj,po keto kush i vodhi Gerku apo Klubi Hajduteve te EU????
    Dhe jo vetem keto qera dhe rroga ne Albanistan,po ishin ne Rumani,Bullgari,jane ne Mal te zi,bosnje,serbi,maqedoni,kosove.
    EU ka rrjepur vetveten,si poliputanat e shqiperise qe rrjepin popullin rrjepacuk shqiptar.
    Te pakten me llafe ose Qeverite Gerrrke i japin nder pa nder popullit te vet,jo si keta bythqirat e shqiperise,qe ngelen duke ja shqyer bythen popullit te vet.
    Gerrrkeve ju lumte palla……!!!

    • TE GJITHE MUND TE VJEDHIN POR JO UNE. DHE ASNJERI NUK PO VJEDH KAQ HAPUR SA GREQIA DUKE THENE SE JANE TE NDERSHEM. PER MUA ESHTE NJE NEVERI PER TY ESHTE ESHTE NJE ZOTESI. CDO GJKOHET NDRYSHE NGA VET PERSONI POR ASGJE NUK JUSTIFIKOHET NGA MENYRA SE SI SHIKOHET.

  • Keshtu nisi populizmi, ne fillim ishin Socialiste pastaj u shtua edhe Nacionalizmi dhe u be Nacional Socialiste thjesht: Nazifashiste..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *