Tsipras gati të heqë planin “Xenios Zeus” kundër emigrantëve

Bledar Lumani

Qeveria e Aleksis Tsipras po e rishikon politikën e emigrantëve dhe po përgatitet ta eliminojë operacionin “Xenios Zeus”.

Bëhet fjalë për një plan tepër të ashpër të ndërhyrjes së policies, që ishte përcaktuar nga qeveria e Antonis Samarasit (shumë i kundërshtuar nga Amnesty International dhe shumë organizata të tjera humanitare) për të luftuar emigrimin e paligjshëm.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për sajtin Left.gr, Tasia Christodoulopoulou, duke shtuar edhe se Athina do të ndërmarrë një riorganizim drastik të kampeve të pritjes për të huajt, raporton Mapo.

“Ato aktuale janë në papajtueshmëri me ligjin, me dinjitetin njerëzor dhe detyrimin humanitar të mikpritjes”, shpjegoi ajo.

Xenios Zeus ka qenë sipas shumë OJQ-ve një prej ndërhyrjeve më të dhunshme kundër emigrantëve që është përdorur ndonjëherë në Europë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *