Kryeministri grek Alexis Tsipras ka deklaruar do të mbahen zgjedhje të parakohshme në Greqi pasi partia e tij SYRIZA u mposht në garën për Parlamentin Evropian, të dielën.
Tsipras tha që do të kërkojë nga presidenti grek që të shpërndajë parlamentin menjëherë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do mbahen në Greqi. Sipas Kathimerinit, një datë e mundshme e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme është 30 qershori.
“Nuk ishte përfundimi që ne parashikuam. Rezultatet e zgjedhjeve i japin të drejtë opozitës që të vërë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë”, tha Tsipras.
Deri më tani partia Demokracia e Re ka marrë 33.3% të votave në Greqi. SYRIZA është në vend të dytë më 23.9%.
Vendi pritet të hyjë në zgjedhje të reja kombëtare gjatë verës.
j.l./ dita

Hajde dëgjo tani tam-tamet e Luliz dhe Monikës!
Aq të etur e të verbuar pas pushtetit janë sa këtë veprim të Tsipras-it do ta tundin gjithë këto ditë si “shembull “demaskues” apo si “pushkë” kërcënuese ndaj Edi Ramës! Dhe do të “harrojnë” ose anashkalojnë faktin se Tsipras-i e mori këtë vendim pas një ballafaqimi elektoral konkret dhe pas një rezultati zyrtar të rënies së kredibilitetit të tij e SYRIZA-s. Përveç mundësisë që ky vendim mund të jetë edhe një taktikë politike në kushtet aktuale të realitetit grek.
Mirëpo ky veprim është identik me atë që deklaroi Edi Rama para disa javësh: “Nëse në zgjedhjet lokale opozita fiton një bashki më shumë se PS (d.m.th, 31) unë jam dakord që të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme”! Por nuk tha se do të japë dorëheqjen e parakohshme si kryeministër, për të lejuar në qeveri teknike…
Problemi ne Shqiperi eshte te procesi I zgjedhjeve, palet nuk kane besim te njeri tjetri pasi ato vidhen. Ne Greqi nuk I numerojne anetaret e partive votat si ketu tek ne. Pra ata e kane te zgjidhur problemin e procesit te zgjedhjeve. Kesaj ne Greqi I them demokraci, mgjs ato ishin zgjedhje lokale dhe per parlamentin Europian, kryeministri grek thote te shkojme ne zgjedhje te parakohshme pasi me ka rene popullariteti. Pra kur populli nuk me perkrah me nuk kam pse qeveris deri sa te mbaroje mandati I dhene. Le popullin te zgjedhe serish ai eshte sovrani, nuk eshte karrikja e tij kryeministrore mgjs ka mandat per te qeverisur.
Cilido te vihet ne krye te Greqise ,
nuk do jet i afte te ndryshoje asgje .
Dy vjetet e fundit te Qipras ,ishin nji vryme ne uje e ksaj qevrrie .
Varferia u thellua ,borxhet vs BE u dyfishuan
Greqia i ngjan atshme nji Gomari te ngarkuar ne Disheze ,
qe rrezikon ti ngaterrohen kembet e bjere ne Gremine ,
gje e cila do kishte pasoja jote vogla edhe per Shqiperine
e cila duhet te zhvilloje ” instiktin mbrojtes ”
dhe kthelloje shikimin nee kto situatat te turbullta qe do vijne .
————-
Qeverria duhet te injoroje ktej e tutje Zhurmuesit e Opozites dhe mos t’i kushtoje asnji vemendje ,
por perqendrohet ne jetiken e vendit dhe Sigurine e Shqiperise e shqiptareve .
Sidoqoftë greqia , është 1000 herë më e përparuar se shqipëria nga çdo drejtim. Nuk besoj se them ndonjë gjë të re.