Ç’do të bënte Cipras me “bunkerin me rrota” të Berishës?

Dita

Kryeministri i majtë grek Alexis Tsipras ka nxjerrë në shitje makinat luksozë të ish-qeverisë.

Spiegel Online bën të ditur se mes makinave spikat një BMW antiplumb dhe me sistem komunikimi satelitor, vlera e së cilës është 750 mijë euro, e porositur dhe përdorur nga Evangelos Venizelos.

Historia të kujton makinën rreth gjysëm milioni euro që u ble në Shqipëri me vendim qeverie në kulmin e abuzimeve me pushtetin dhe shtimin e masave të sigurisë për ish-kryeministrin.

Makina me vlerë 70 milionë lekë (rreth 500 mijë euro), e blinduar dhe me aksesore të tjerë anti-terror, u ble pas një vendimi të qeverisë datë 5/11/2010 me nr. 867 dhe u njoh në publik si “bunkeri me rrota i Berishës”

Fotoja shoqëruese tregon makinën pas mbërritjes në doganën e Durrësit.

E kamufluar si blerje për “delegacionet e huaja” makina iu shtua masave të sigurisë që ndërmori asokohe Berisha, si bllokimi i rrugëve rreth apartamentit të tij, prania e qenve antiminë deri në sallën e Kuvendit, veshjet antiplumb etj.

Kur lexon lajmin e Speigel është e qartë se çfarë do bënte një si Cipras me një makinë të tillë / DITA

 

Share This Article
18 Comments
  • Vendi juaj nuk ka nevoje per kete shume por per miliarda qe ju nuk kini per ti gjetur kurre Gjithe kohen greqia ka mare ndihma nga te tjeret dhe eshte mbajtur me to qysh ne fillim te shekullit te kaluar me planin marshall e deri ne ditet e sotme Kur dikush tha se populli Grek eshte popull dembel nuk ju erdhi mire.

    • EDHE makina e saliut kushtonte shume …………………………
      po te dhenat e borxhit shqiptare
      kur do te informohemi ?
      Eshte nje borxh qe do ta paguajne shqiptaret ,
      ashtu si po paguan populli grek .

      Kujt Ja ka borxh greqia Leket ? 330 miliard ?

      40 miliard ITALISE
      60 miliard Gjermanise ,
      po kaq edhe frances ,

      72% te borxhit
      ku
      60% UE ,
      NEPERMJET fondit Efsf , dhe Esrn [ fondi per shpetimin e shteteve ]
      12 % – tek Fmi

      pastaj te tjerat :
      8 % bce ,
      11% bond ,
      5% te tjere
      15% borxh qe negoziohet ne merkatet ,
      4% borxh me skadenze te shpejt …..
      ne total
      177% te PIL.

  • Sipas Returs
    Per greqine ne 28 shkurt
    BCE MUNDE ti heqe prizen bankave greke ,
    ne funde te muajt skadon afati
    i Programit ”’ shpetimi ” nga Troika ,
    dhe se brenda kesaj date nuk do te gjejne nje akord ,
    BCE , duhet te ndaloje finanzimin e bankave greke ,
    me Sinjifikativ ,
    Deflusso di Capitali

    Per greqine do te jete krollo finanziar ,
    dhe dyshoje se ka tjeter mundesi ,
    se jo ate qe te dale nga EURO
    ME TE GJITHA VESHTIRSITE ……………………………………

  • Jo makinat por edhe gjithe vajzat e bukura te greqise te shesesh nuk paguan dot interesin e borxhit. jENI ME TE VERTETE NE halle;

  • Do bente nje vrime ne uje.Do bente nje vrime ne uje pasi efekti i shitjes se ketyre makinave me me keto vlera vlen sa nje mushkonje,pasi e vetmja menyre per te dale nga kriza nje komb eshte puna dhe vetem puna.Krijove vende pune e shpetove lekuren,nuk i krijove vende pune atehere as mos te shkoje ne mendje se do te dalesh nga kriza,por do zhytesh akoma me teper.

  • e provoi edhe qeveria e re italiane e Renzit duke nxjerre ne ankand makinat qeveritare( le auto blu), por mesa kam lexuar nga shtypi rezultoi fiasko. Pyetja eshte; kush do ta bleje kete makine 700 mije euro?
    Mercedes Classe S XXL by Ares Atelier,po ju jap kete adrese dhe shikoni se per çfare luksi flitet. Keto lloj makinash shiten kryesisht per shtetare, se privati nuk ia ka ngene protokolleve.

  • DITA
    ja keni futur kot
    po e perdor Piktori bunkerin me rrota …. e kane dhe nga nostalgjia kta pusht etaret tane
    nuk rrojne dot pa bunker
    gjeja qe me habit me shume eshte
    kur populli i zgjedh dhe i do kaq shume keta perse rrojne me bunker dhe antiplumb ?
    kesaj mi jepni dot pergjigje ?

  • Nuk mund ta imagjinosh bythen e malokut ne ket lloj makine dhe n.q.s e perdor dhe Rama qeka me legen se ky shpellari ?

  • Per mendimin tim ai “bunker” nuk duhet shitur por te mbahet muze dhe brezat do ta vizitojne duke paguar dhe do te kuptojne se sa e kane “dashur” njerzit e kohes perdoruesin sali dhe se dyti do mendojne se dikur shqiperia ka qen e “pasur” duke perdorur makina te tilla lluksoze!

  • Idealja do te ishte e po te kete bole edi rama tja beje qe saliu ta paguaje vete kete mkine,duke ja kthyer keto para te shpenzuara shtetit,se pasuri e prona ka boll ky qen,se ndryshe i biri sdo te udhetonte cdo jave drejt vienes,se edhe atje shtepi kane blere plehrat e tolerances zdro korrupsionit.

  • Zaten ata qe kane F R I K E edhe nga vetia marin te tilla masa POR kur u vjen ngordhja edhe ne vrimen e miut te futen do ta gjejne ate qe e kane hak.

  • Z.RAMA,te shes te gjitha makinat e pushtetmbajtesve te djeshem & te mos blei asnje makine te re per qeveritaret e sotem,ne eshte per popullin,ndryshe do te jet Saliu nr.2 tung

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *