Tsipras shkon në Shkup më 2 prill bashkë me 70 biznesmenë

Leda Hysa

Në delegacionin e biznesit që do ta shoqërojë kryeministrin grek Alexis Tsipras gjatë vizitës në Shkup, më 2 prill, do të përfshihen mbi 70 kompani të vogla dhe të mesme, publikoi agjencia greke ANA-MPA.

Delegacioni është përkrahur nga kompania greke për investime dhe tregti të jashtme “Enterprice Greece”, ndërsa kompanitë e sektorit energjetik, ndërtimtaria, prodhimet industriale,  ushqimi, pijet dhe teknologjia e lartë, sipas informatave të ANA-MPA, tashmë kanë shprehur interesim  për pjesëmarrje dhe kanë vlerësuar se ekziston hapësirë për investime në Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Gjatë udhëtimit do të organizohet  konferencë e biznesit për lidhshmëri,  që ka për qëllim  pjesëmarrësit e të dy vendeve të vijnë  deri në kontakt për t’i shqyrtuar fushat e bashkëpunimit. Kompania (“Enterprice Greece”) beson në dinamikën  e rajonit të Evropës Juglindore dhe organizon ngjarje që e përforcojnë bashkëpunimin dhe e promovojnë ekstraversionin e bizneseve greke”, shkruan ANA-MPA.

Agjencia greke sqaron se kompania për investime dhe tregti të jashtme “Enterprice Greece”  është trup shtetëror kompetent, nën kontroll të Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit, për tërheqje të investimeve në Greqi dhe për promovim  të eksportit, “me qëllim që të promovohet  vendi si destinacion  investues atraktiv dhe të promovojë  prodhime  konkurrente eksportuese dhe shërbime në Greqi”.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Te gjitha qeverite e ballkanit bejne te pamunduren per te investuar ne vendet e tyre, kurse te ne i tmerrojne pa ardhur, direkt aksioner ose 50%

  • Tek ne sundon antibota e sali serbit dhe kacidhjaret e mjekercjapit te ngulur ne mes te Tiranes prej tridhjete vjetesh. Per ta me mire te behet Serbia, Mali I Zi dhe Maqedonia, por kursesi Shqiperia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *