Kryeministri grek shprehet optimist për ekonominë greke, por nuk cek problemin kryesor: taksat.
Në panairin ndërkombëtar të Selanikut kryeministri grek Alexis Tsipras deklaroi para përfaqësuesve të politikës dhe të ekonomisë: “Kriza në Greqi do të marrë fund përfundimisht në gusht 2018.” Pra kur skadon programi i ndërkombëtar i kredive për Greqinë.
Mesazhi i Tsipras: ne do të ecim së shpejti me këmbët tona. Ai tha specialistët dhe të shkolluarit do të kthehen sërish në Greqi dhe fillestarët në profesion do të mbështeten nga taksapaguesit. Qëllimi është të krijohen kushte në të cilat mund të lulëzojnë firmat start-up, turizmi, bujqësia dhe sektori digjital. Ai foli për programe financimi në miliarda që do të përdoren në mënyrë specifike, si për mikrokredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto, theksoi Tsipras kishin vuajtur më shumë nga kriza.

Barrë e madhe taksash
Por Tsipras e di edhe pse Greqia është bërë falë reformave interesante për investitorët e huaj, prej tyre përfitojnë pak vetë. Prandaj ai kërkoi shance të barabarta për të gjithë. Problem për shumë sipërmarrje greke përbën ende barra e rëndë e taksave dhe mungesa e transparencës në administratë.

Për këtë ankohet edhe Nikos Taloumis, që një firmë e cila prodhon më tepër për tregun e jashtëm, se sa në tregun grek, për shkak se ky është i dobët. Sipas tij problemi kryesor është se 63% e fitimeve të tij vjetore përfundojnë tek zyrat e taksave.
