“Tu jap para juve? Jeni ju që duhet ti jepni para vendit tim”

Elton Tafaruci

“Tu jap para juve? Jeni ju që duhet ti jepni para vendit tim”. Kështu iu përgjigj një çift turistësh gjermanë taksistit në Kretë, që i kishte çuar nga aeroporti deri tek dera e hotelit.  Çmimi ishte 40 euro. Turistët iu përgjigjën fillimisht se ia kishin paguar faturën hotelit, por taksisti konfirmoi se nuk kishte marrë asgjë, përvec se një telefonate nga recepsioni.

Duke parë kokëfortësinë e taksistit grek, gjermanët kishin përmendur borxhin e madh grek ndaj Gjermanisë dhe vendeve të tjera të eurozonës.

‘Janë lekët tona nuk të japim më shumë”.

Taksisti i dërgoi në polici e cila I bindi gjermanët që të paguanin.

Por ky nuk është një problem i izoluar shkruajnë mediat greke.

Ka ndodhur edhe herë të tjera ku turistët, që pjesa më e madhe janë gjermanë, refuzojnë të paguajnë pasi ata pretendojne se “ është Greqia që duhet ti paguajë ata”.

E gjitha kjo shoqërohet me tallje, ironi dhe mungesa të ndryshme respekti.

Share This Article
4 Comments
  • Ja , se sa i keq eshte borxhi dhe ku te con ,mashtrimi,hipokrizia,dembellleku,mendjemadhesia dhe te maturit me hijen e mengjesit ! ! !
    Jane te pakte ata , qe mund te ndjejne keqardhje per gjendjen si eshte katandisur Greqia e sotme qe , rron me enderat dhe famen e banoreve te lashte te asaj toke,por qe nuk kane asnje lidhje gjaku e traditash me ta .Keta jane plazmat qe kerkojne te perseritin historine e te ringjallin Perandorine Bizantine,ashtu si Ducja deshi te perterije Perandorine Romake !
    Kush nuk di te nxierre mesime nga historia, eshte vete historia qe u jep mesime dhe dhimbeshme .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *