“T’u thaftë dora o arbitër, sot ia nxorre të kuqen që ky kish’ bërë dhe vetullat gjeth?!”

b.m.

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është ndjekës i rregullt i futbollit.

Në profilin e tij në FB ai ka ironizuar episodin e mbrëmshëm të nxjerrjes së Ronaldos me karton të kuq nga fusha e lojës.

Dhe i ka përmendur lojtarit të famshëm diçka që ka të bëjë me kujdesin e tij të dukshëm për pamjen.

“T’u thaftë dora o arbitër që i nxorre karton të kuq këtij CR7-s. Po sot e gjete ta nxjerrësh që ky ka hequr dhe vetullat, i kishte bërë gjeth” – shkruan Gjika.

b.m. / dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *