T’u thaftë goja more beu ynë

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Jam Muazeze Kanushi (Qilimi). Mirë i thotë Arben Duka shumicës për Ben B., por jo të gjitha. Se Blushit nuk i plas shumë për varfërinë e popullit. Ka vendosur të marrë pjesë në funeral e t’u thotë fukarenjve: Ikni nga Shqipëria, se këtu as shpresë nuk ka! O Beni, po kur ishe ti në post me Nanon, çfarë gjizose ti dhe ai për detyrat e fukaranë?! Servil mund të mos jetë Blushi, por cinik kokoroç është. Është si fiqtë, po nga ata që nuk hahen. Edhe reçel duan shumë sheqer të ngjërohen. Te “Klubi i Selaniku” Çajupi thotë: T’u thaftë goja more beu ynë! Si nuk the një fjalë të mirë për Shqipërinë! Kjo vlen për kokoroshin Ben. Ndërsa për Arben Dukën: Respekte-o poet i vegjëlisë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *