Tuberkulozi ende në qarkullim, 440 raste u regjistruan gjatë 2018

DITA Online
?????????????????????????????????????????????????????????

Nëse kishit menduar se tuberkulozi është një sëmundje që i përket të shkuarës, ky perceptim vlen të ndryshohet.

Rreth 440 raste me tuberkuloz janë regjistruar së paku në vitin 2018, ku shqetësues mbetet fakti se kjo sëmundje prek më tepër të rinjtë.

Ajo që ne duhet të jemi të gjithë vigjilentë ndaj sëmundjes së turbekulozit është se turbekulozi shikohet se është nëgrupmoshat më aktive të popullatës. Në të dhënat epidemologjike të 2018, shikoj faktin se grupmosha 15, 24, 25 dhe 34 janë pothuajse në shifra të barabarta“, thotë Dorina Bardhi Mema, e cila është dhe kordinatore e përgjithshme e tuberkulozit në rang kombëtar

Por, si mund të dallohet tuberkulozi?

Janë shenja shumë të ngjashme me sëmundjet e tjera pormonare por ndryshon për vetë faktin se kjo histori e këtyre shenjave zgjat për një kohë të gjatë. Ajo që e evidenton është dhe kolla që zgjat mbi 3 javë pavarësisht se pacienti ka përdorur antibiotikë“, shpjegon Dorina Bardhi Mema për Ora News.

Nëse nuk kurohet tuberkulozi ka pasoja fatale, deri edhe në humbjen e jetës.

Dorina Bardhi Mema, thotë se janë vetëm 4 medikamente që kurojnë tuberkulozin, të cilat nuk mund të gjenden në farmaci, por merren vetëm në spitale.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *