Tufa me miliona nga kokaina, anëtarët e “Hellbanianz” tregojnë jetën luksoze

Dita

Karteli famëkeq “Hellbanianz” është konsideruar nga “The Sun” si një ndër kartelet më të rrezikshme në trafikun e drogës, që xhiron shuma të konsiderueshme parash në vit.

Anëtarët shqiptarë të këtij karteli nuk ngurrojnë të postojnë në Instagram milionat e përftuara nga trafiku i kokainës në Londër. Jo vetëm kaq, në këtë rrjet social ata postojnë edhe video me makina luksoze dhe pjesë nga jeta që bëjnë.

Burimet policore thonë se “Hellbanianz” nuk njihet vetëm për trafikun e kokainës por edhe për përdorimin e dhunës.

Burimet i përmendin anëtarët e “Hellbanianz” si pjesë të një sherri me thika në Sheshin e Londrës, gjatë festës së pavarësisë.

Disa anëtarë të “Hellbanianz” janë në burg, duke përfshirë edhe Tristen Aslanni (në foton e mësipërme), 29 vjeç, i cili u burgos për 25 vjet për vepra të drogës dhe armëve të zjarrit.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • E gjetet prape shqiptarin ne llumin e trafikanteve te botes eeee?

    Me keto lajme vazhdoni se e mignon shume integrimin. Punen e armikut e bejme vete ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *