Përkushtimi i madh ndaj spektaklit tashmë të njohur “X Factor” bëri që këngëtarja e popullarizuar Altuna Sejdiu – Tuna, të mos jetë pjesë e programeve festive të cilat siç thotë edhe vet ajo kërkojnë kohë dhe punë për t’i realizuar.
Andaj puna, përvoja dhe vullneti për “X Factor” kanë ndikuar mjaftë shumë tek personaliteti i këngëtares e cila aktualisht ka anuluar çdo aktivitet muzikor.
“Të qenit pjesë e shout të madh ‘X Factor”, më ka sjellë shumë dashuri, punë dhe kreativitet, pasi kam qenë e angazhuar me përgatitjen e talenteve të reja të cilët dëshirojnë të hyjnë në botën e këngës. Mbase edhe kjo kërkon një sakrificë të madhe nga e cila jam munduar të jap maksimumin në mënyrë që nxënësit e mi të talentuar, me të vërtetë të arrijnë shumë në këtë garë që po organizohet çdo vit në Shqipëri”, është shprehur Tuna.
“Në fakt ‘X Factor’ më ka dhënë një përvojë të madhe dhe mbi të gjitha një përgjegjësi nga e cila jam detyruar të lë çdo punë tjetër dhe t’i përkushtohem tërësisht këtij show. Andaj gjatë këtij viti nuk do të jem pjesëmarrëse në programet festive të Vitit të Ri për shkak të obligimeve në këtë show”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Edhe pse Tuna do t’u mungojë adhuruesve në këto programe festive, ajo ka menduar që pas një kohe adhuruesit t’i befasoj me projekte të reja në të cilat që nga janari do të nisë t’i realizoj.
“Kam menduar që nga muaji janar të nisë me projekte të reja dhe besoj se këto projekte do të jenë një befasi për adhuruesit e mi”, shton ajo.
Viti 2012të ishte mjaftë i suksesshëm për këngëtaren, e cila çdo herë e më shumë po mundohet të sfidoj këngën. Ajo shpreson që edhe në vitin e ardhshëm të arrijë suksese dhe të sjellë këngë e klipe të reja në publik.