Ashtu siç kishte premtuar, këngëtarja Tuna ka dalë për të protestuar në Prishtinë për bashkëqytetarët shqiptarë dhe të drejtat e tyre në Shkup.
Tuna, ditë më parë ngriti zërin për shqiptarët në Shkup, duke i mbështetur ata në luftën për të drejtat e tyre elementare, si edhe paralajmëroi pjesëmarrjen e saj në protestë. Ajo është shfaqur në protestë në mesin e qindra protestuesve, pa dallim, duke kërkuar që çështja e shqiptarëve të jetë një kauzë mbarëkombëtare. Këtë ajo e tregoi edhe në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram.
“Dje shkupi, sot Prishtina, nesër Tirana. Jemi një, kuq e zi. Bashkë me bashkqytetarët e mi në Prishtinë”, ka shkruar Tuna në Instagram.
Tuna së fundmi po ashtu ishte pjesë e një ankandi me reperin Cozman, bashkë me të cilin mblodhën 8 mijë euro për fëmijët e sëmurë nga kanceri. Ajo së shpejti do të publikojë edhe projektin e madh veror në bashkëpunim me Getin, videoklip i xhiruar në Turqi./ Zëri

Nxjerre vezen tuna se by…then e paske bere gati…hahaha vetem shaka moj Tuna se ti e din se je zogu ma i mir pri krejteve…te perqafon Naci.
NJE TURP I MADH REAGIMI MBARESHQIPETAR AFER NIVELIT 0
O NJEREZ PO DENOHEN 6 VETA ME BURG PERJETE PER NJE KRIM QE NUK KANE LIDHJE FARE
DUHET TE COHEMI TU TREGOJME VENDIN KETYRE RACISTAVE