Turqia ndalon aksesin në Twitter, BE dënon bllokimin

anazapta

Turqia ka bllokuar përdorimin e Twitter, pak orë pas kërcënimeve të vetë kryeministrit turk Erdogan kundër këtij rrjeti social. Sipas tij administratorët e Twitter janë fajtorë pasi nuk kanë hequr linqet e disa përgjimeve telefonike kompromentuese për kryeministrin, i cili prej muajsh është në presion për një skandal korrupsioni ku janë përfshorë dhe anëtarë të qeverisë së tij. Nëj ditë më parë gjatë një mitingu në prag të zgjedhjeve të 30 marsit, Erdogan ishte deklaruar sërish si nëj viktimë e një komploti ndërkombëtar. Duke krititkuar rrjetin social Twitter, i akuzuar se perkrha protestat ai deklaroi se nuk kishte rëndësi ajo që thoshte komuniteti ndërkombëtar pasi të gjithë do të shihnin se sa e fuqishme ëshët republika islamike.

Pak orë më par autoritetet për telekomunikacionin kanë vënë në praktikë këtë paralajmërim. 10 milion përdorues të tuiterit në Turqi e kanë pasur të pamujndur të hapin lllgarinë e tyre, duke u përballur me një tabelë ku shkruhen ligjetq ë administratorët e Twitter kanë injoruar. Muajt e fundit Erdogan kishte marrë masa dhe ndaj Facebook dhe rrjeteve të tjera sociale, por që për momentin nuk janë bllokuar.

Komisionerja evropiane e ngarkuar për çështjen e Teknologjisë Dixhitale, Neelie Kroes dënoi sot me forcë njoftimin e bllokimit nga Turqia të aksesit në llogarinë Twitter. “Ndalimi i Twitter-it në Turqi është i pabazuar, i panevojshëm dhe një veprim i ulët”, njoftoi komisionerja evropiane.
”Populli turk dhe komuniteti ndërkombëtar e shohin këtë veprim si një formë censure. Ky është rasti në fjalë”, u shpreh ajo duke zgjedhur të reagojë në llogarinë e saj në Twitter.
Në emër të Komisionit Evropian, Stefan Fyle, komisioneri i ngarkuar për Zgjerimin dhe për negociatat e anëtarësimit me Turqinë, u shpreh se vendimi i autoriteteve turke hedh dyshime mbi angazhimin e marrë nga Turqia për respektimin e normave dhe vlerave evropiane.
“Liria e shprehjes, e drejtë themelore në një shoqëri demokratike, nënkupton të drejtën për të marrë dhe dhënë informacione pa ndërhyrjen e autoriteteve publike”, theksoi Fyle

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *