Tur sfilitës për Skënderbeun, 4 ndeshje në 10 ditë

Dita

Tur sfilitës për Skënderbeun. Kampionët e Shqipërisë duhet të përballen me një kalendar të ngjeshur me impenjime të rëndësishme menjëherë pas rikthimit në skenë të kampionatit dhe Kupave të Europës pas pauzës së kombëtareve.

Që impenjimi në Grupet e Europa League do të krijonte një program të dendur ndeshjesh për kampionët, kjo dihej, por turni i mesjavës në kampionat i ndërthurur me impenjimin e javës së ardhshme në eventin kontinental kanë krijuar një kalendar vecanërisht intensiv për Skënderbeut që në këtë mënyrë vihet në një tjetër provë zjarri në rivalitetin për titull me Partizanin që ka marrë kryesimin.

Skënderbeu rikthehet në fushë këtë të Enjte në një takim të rëndësisë së vecantë, me Kukësin në Zeqir Ymeri, ku vihet përballë një kundërshtari me kualitet dhe që vjen me ambicien maksimale për fitore pas lëkundjes që pësuan pozitat e trajnerit Troisi në barazimin e fundit me Bylisin.

Në fundjavë, pas vetëm tre ditësh Skënderbeu do të përballet me Tërbunin sërish në kampionat dhe pa marrë mirë frymë nga këto dy impenjime do të niset për në transfertën e Turqisë ku do të përballet të Enjten e 26 Nëntorit me Beshiktashin, në një sfidë europiane që natyrisht kërkon sforco dhe energji për të ruajtur imazhin pozitiv të krijuar pas fitores historike ndaj Sportingut të Lisbonës. 3 ditë pas kësaj sfide, Skënderbeun e pret një tjetër përballje e rëndësisë maksimale në kampionat, pasi i duhet që të përballet me Tiranën, një ndër skuadrat që e nisën këtë sezon me pretentime për titullin. Në një hark kohor prej rreth 13 ditësh Skënderbeut do ti duhet të përballojë 4 takime, një tur ferri që do të vërë seriozisht në provë forcën e skuadrës së Mirel Josës që vec të tjerash i duhet të shqetësohet edhe për gjendjen e Tefik Osmanit dhe Bakari Nimagës të cilët kanë pësuar dëmtime në ndeshjen e Kupës me Sopotin.

Share This Article
2 Comments
  • Vetem ketyre i ka rene ky fat i keq!
    Po te shohesh ekipet e tjera pjesemarrese ne Champions ose Europa League,nuk kane kaq shume ndeshje!

    Po ci keni keto!
    Te gjithe pjesemarresit ne eventet e Europes,i kane keto ngarkesa.

  • 1. Po nuk thote njeri se skuadrat e tjera qe marin pjese ne kupat e Europes, nuk kane ndeshje te njepasnjeshme per nje kohe te shkurter.
    2. Po keshtu nuk thote njeri pse skuadrat e tjera te superliges shqiptare nuk kane shume ndeshje ne nje periudhe te shkurter kohore.
    3. Shkrimi thote se Skenderbeu per 13 dite duhet te zhvilloje kater ndeshje.
    Kaq dhe asgje me shume!
    4. Ne se ndokush nga xhelozija apo nga inati apo nga cmira apo nga zilija apo nga keqdashja do te mendoje gjera qe nuk jane thene ne shkrimin e mesiperm, eshte i lire te mendoje dhe te kenaqet ne endera me mendimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *