Turfullimi i Nishanit dhe kapterizimi i politikës

redaktor
Presidenti Bujar Nishani dhe gruaja e tij Odeta, gjate homazheve te mbajtura ne Katedralen e Shen Palit ne Tirane, per nder te Arkipeshkvit te Dioqezes se Durresit dhe Tiranes, Imzot Rrok Kola Mirdita, i cili u nda nga jeta ne moshen 76 vjecare nga nje semundje e rende. /r/n/r/nPresident Bujar Nishani and his wife Odeta, during the homage held in St. Paul's Cathedral in Tirana, in honor of the Archbishop of the diocese of Durres and Tirana, Rrok Kola Mirdita, who passed away at the age of 76 years from a serious disease.

Pas një thënieje të shefit të qeverisë, Rama, erdhi edhe kundërthënia e të dërguarit në zyrën presidenciale, Nishani, sipas së cilës, ai ishte prekur dhe do të protestonte me forcë, pasi krahasimi i tij me një shef protokolli, është fyerje e institucionit të presidentit.

Në të vërtetë, ngjarja që u bë objekt i këtij shkrimi, nuk është thjesht dalja skandaloze e zotit Nishani në aeroportin e Rinasit për të bërë qoka me shefin e Departamentit të Shtetit Amerikan, John Kerry. Askush me mend nuk do e bënte një gafë të tillë politike, çka dëshmoi se më i rrezikshëm se kapterrizimi i politikës, nuk është asgjë tjetër. Nuk ka asnjë të dhënë se çfarë i tha mendja Nishanit që mori rrugën e doli në aeroportin e vendit, ku , jo vetëm që askush nuk e kishte ftuar, por edhe askush nuk e priste. Është një humbëtirë politike që vendi nuk ia ka për boxh Nishanit, e aq më tepër nuk ia ka për borxh turfullimin e tij. Një president që del në hyrjen e një avioni, sa për të thënë, “mirë se erdhe” dhe pastaj të marrë rrugën drejt strehës ku e çuan papritur e pakujtuar, duhet të paktën të kuptojë se ai vërtetë është në vendin e gabuar, por të paktën të ruajë një gram dinjitet presidencial dhe të mos hedhë gjithka rrëmujshëm nëpër këmbët e botës.

Nuk ma do mendja se dalja e tij është një përzgjedhje apo nxitje e Berishës. Ky i fundit, sado që mendjen nuk e ka për të mirë, di shumë më tepër se sa një kapter i zakonshëm politik, mendja e të cilit shkon më tepër drejt asaj se çka do të jem, se sa drejt asaj se çfarë është. Shqipëria, për fat të keq, asnjëherë nuk ka patur një drejtues të një institucioni themelor kaq kurriz ulët sa kësaj here, dhe Berisha, megjithëse e di mirë këtë, nuk e bën edhe më tej për “qofte politike” nga sa e ka bërë.

Por, kjo ndodhi tashmë, ka mjaft njerëz në këtë politikë shqiptaro-ballkanase, që e hanë turpin me bukë dhe Nishani nuk është as i pari dhe as i fundit. Është njëri nga ata.

Por pas kësaj ngjarjeje rrjedhin disa këndvështrime, të cilat, edhe pse shpesh herë të padëshiruara, janë mes nesh, pjesë e asaj që e quajmë jetë politike.

Këndvështrimi i parë: A ka Shqipëria një president të vërtetë, konsensual, mbi partitë dhe dinjitoz për të përfaqësuar shtetin shqiptar?

Mënyra se si u përzgjodh Nishani i ngjan një komedie politike, nga ato më të rëndomtat dhe më vulgaret, që dëshmoi se forca e Njëshit në Shqipëri është më e fuqishme se forca e 140 vetëve të tjerë që ngrohin ulëset e parlamentit.

Të kthehemi për pak. Në fillim u propozua Xhezair Zaganjori për president të Shqipërisë. Opozita e asaj kohe që është shumica e sotme qeverisëse tha menjëherë, Jo. Zaganjori ishte një jurist i njohur dhe me integritet dhe Berisha e hodhi këtë kandidaturë më së shumti për të djegur një staturë që atë vetë do e kishte dëmtuar. Jam i bindur se ai nuk do të bëhej mashë e askujt dhe me të do u kishin dalur më shumë probleme të dy forcave qeverisëse, si ndodhi në rastin e presidentit Moisiu. Zaganjori u tërhoq. Mirë bëri. Ishte një lojë që nuk mund ta luante deri në fund dhe i nxorri të tjerët, jashtë loje.

Pastaj u propozua një analist “i pavarur”, Artan Hoxha, ish ministër në njërin nga kabinetet e PD-së, i dëbuar dhe i akuzuar nga vetë PD-ja dhe i thirrur po përsëri, nga ajo, për të bërë mbrojtësin e zjarrtë. Besnikëria i solli idenë, ideja solli një propozim, që më shumë i bëri dëm atij, se sa të tjerëve. Rrugës, në makinë, deri sa ishte nisur drejt sallës së Kuvendit për t’u shndërruar në president, Hoxha mori lajmin se nuk do të ishte. Kthehu mbrapsht, ishte urdhri dhe menjëherë falangat hodhën mitin e shërbimit ndaj Sigurimit të Shtetit.

Dhe ndërsa Hoxha kthehej pas, Nishani merrte lajmin, po ashtu rrugës, se do të ishte president.

Deputetët e shumicës së asaj kohe ngritën dorën, “amin, u bë”.

E shikoni se si papërgjegjësia e jashtëzakonshme zgjedh të parin e shtetit? Edhe për një kryetar kooperative do të ishe bërë më shumë kujdes. Berisha, pasi hapi sytë, i ra në mend Nishani dhe e zgjodhi. Askush nuk u pyet, askush nuk guxoi të diskutonte, askush të kundërshtonte, pasi do të kishte ndëshkim, dhe tani kemi një president që as detyrën e shefit të protokollit nuk e bën si duhet.

Kështu ndodh jo pak herë. Shefi i sotëm i qeverisë shkarkon një ministër pa e ditur askush, as vetë ministri, pa marrë asnjë mendim të strukturave të larta të Partisë së tij, vetëm se kështu e mendon ai të drejtë. Mund të ketë, por kolegjialiteti kthehet në një fjalë të pakuptueshme dhe anormale.

Këndvështrimi i dytë: Megjithëse i zgjedhur rastësisht në një post kaq të lartë, a duhet që edhe më tej ai të qëndrojë, po ashtu rastësisht, aty ku e kanë hedhur, megjithëse hedhja është shumë e lartë?

Nishani, i hedhuri në zyrën presidenciale, nuk është i vetmi që hidhet kështu, por është hedhja më e dukshme. Ai nuk ka faj se e kanë hedhur. Në fund të fundit, nuk mund të thonte jo e as nuk mund të mendonte të thonte jo. Vetë edukimi i tij si ushtarak fillimisht, ku urdhëri është urdhër, dhe më pas në një parti ku forca e politikës është e njësuar me forcën e njëshit, e ka detyruar të bëjë kështu. Pastaj, posti i lartë ishte një ëndërr e pamenduar.

Nuk kanë faj as të tjerët kur emërohen në poste të larta. Një i paditur në punët e zjarrit emërohet shefi i zjarrfikësve, megjithëse paraardhësi i tij ishte i specializuar për këtë; një mësues i rëndomtë emërohet drejtor shkolle, një mjeke, megjithëse ka pesë vite që duhej të kishte dalur në pension i zë vendin të rinjve me specializim të lartë, një besnik partie emërohet drejtor…të gjitha këto dodhin, por janë poste të vogla, ku vlera e dëmit, nëse ka ndonjë farë vlere, është e vogël.

Dëmi që sjell Nishani është i lartë. Shikoni për shembull të gjithë raportet e institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare: Të gjithë, pa përjashtim, e cilësojnë të parin korrupsionin në sistemin e drejtësisë, si një e kqe e jashtëzakosnhme në jetën e vendit. Nishani është shefi i Këshilit të Lartë të Drejtësisë. Në fakt është mbrojtësi më i madh i korrupsionit në drejtësi, ku janë bërë gropat më të mëdha financiare. Pak ditë më parë, gjykatat pezulluan ose pushuan disa çështje të shtruara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose struktura të tjera, ndaj disa gjykatësve për mosdeklarim të pasurisë ose deklarime të rrejshme. Nuk ishte fjala për dhjetë mijë euro, por për secilin, disa miliona euro. Për vila të stërmëdha. Për gjëra luksi të pashoqe. I vetmi që ka guximin t’i mbrojë është Nishani. Pse ndodh kështu? Atë e kanë dërguar aty, e kanë dërguar pikërisht ata që kanë përcaktuar gjykatësit, që kanë emëruar prokurorët dhe si thotë një fjalë e vjetër, “korbi – korbit nuk ia nxjerr sytë”, megjithëse asnjëri prej tyre nuk është korb, por skifterë të pasurimit të korruptuar.

Kjo që ndodh me Nishanin, ndodh edhe në vende të tjera. Të dërguarit me porosi partie nuk mund të dëmtojnë ata që e kanë dërguar, sepse një ditë të bukur, e gjejnë veten në rrugën e madhe. Kjo sjell një qerthull të pamasë njerëish që, duke mbajtur njëri tjetrin, rrëzojnë shtetin. Dhe, duan apo nuk duan ta pranojnë qeveritarët e sotëm, shteti është në rrëzim e sipër pikërisht nga gangrena e njeriut të paaftë që është thirrur për të ngrënë të aftin.

Këndvështrimi i tretë. Jo çdo gjë që thotë kundërshtari yt, qoftë edhe brenda partisë tënde, është e gabuar. Një njeri i mençur, para se të kundërshtojë, duhet të mësojë të dëgjojë, e pasi të mësojë të dëgjojë, duhet të mësojë të mendojë. Njeriu ynë i politikës, pasi vepron, fillon të dëgjojë e pastaj të mendojë, ose, si ndodh shpesh, as nuk dëgjon e as nuk mendon.

Kur opozita e dikurshme dhe shumica e sotme qeverisëse tha jo për kandidaturën e Nishanit, ajo e dinte se me atë palo ligj, përmes së cilit presidenti i vendit miratohet si të ishte një bakall shetitës, ai do të miratohej, askush nuk ia vuri veshin. Opozita shqupase e di krejt mirë se Nishani nuk ishte për atë vend, por e dërgoi si një pushkë e ngrehur nishanlie për të kundërshtuar qeverisjen. Ai nuk e bëri këtë fshehtas, e bëri haptas, mblodhi krerët e institucioneve dhe u tha: Rezistoni. Nuk kishte ndodhur kurrë kjo e besoj se nuk do të ndodhë edhe më pas. Rast unik, para së cilit, dalja urrece në aeroportin e Tiranës do të duhej të ishte harruar prej kohe.

Edhe opozita e sotme nuk gabohet për të gjitha dhe nuk duhen hedhur poshtë vetëm se i thotë opozita. Është e vërtetë se në Shqipëri kemi sot opozitën më të mbrapshtë që ekziston, në rradhët e së cilës është e vështirë të gjesh një personalitet, të cilin ndalesh me kënaqësi ta dëgjosh. Ajo vetë, jo rastësisht, ka degjeneruar në një të tillë, ku më shumë dëshirë ka të hedhë në erë shtylla tensioni sesa të hedhë një mendim për shtylla të reja. Por, ndodh që edhe ka drejtë në raste të veçanta.

Nishani turfulloi. Në të vërtetë duhej të turfullonin njerëzit ndaj tij, jo vetëm sepse doli në një “cullakëri politike” , por sepse e gjithë jeta e tij si president është cullake. Kështu ndodh kur vendos qerren para kuajve dhe kur Njëshi bëhet gjithçka.

 

Share This Article
17 Comments
  • Kur Nishani te filloje te degjoje e pastaj te mendoje, do te kuptoje qe duhej te kishte dhene doreheqjen para shume kohesh dhe pastaj do ti vije keq nga vetja qe per nje mos-prishje qefi te nje katundari si Berisha e beri veten figure te dobet.

    Megjithese nuk eshte vone nese do te jepte doreheqje tani – do te ishte shume here me i nderuar!!!

    • Po te kishte dhene doreheqjen, do te ishte harruar fare dhe asnje nuk do merej me kete kapsolle, dmth doreheqja e tij eshte shpetim per ate vete, sepse do ta shpetonte nga gomarlleqet qe ben. Jo se nuk do bej gomarlleqe ky fakir pa vlera, por si njeri i rendomte, nuk do ja vinte veshin njeri. Po ku e kupton dot kete Nishanlliu. Duhet te kesh te pakten nje fije fare te holle dinjiteti ta kuptosh, ndersa Nishanlliu nuk ka fare.

  • STAFETA E KOMUNISTEVE.

    E la kasapi enver kete metode,kyekolltugofagu ve ne pozite robotin me te bindur.
    Paranojaku zgjodhi frikamanin ramiz, ramizi servilin sali,saliu kapter nishanin,qe vazhdon stafeta me te pa aftet ne krye.

  • Kapterizimi si mbetje e enverizmit. Bedriu ankohet per Nishanin per ben nje sy qorr nga kapterizmi qe i ka bere e po vazhdon t’i beje Rama PS-se. Cudi qe Bedriu nuk ka vene re ende asgje.

  • Ky President i emeruar, duhet te shkarkohet si i inkriminuar kur ishte deputet,per hartimin e listave per heqjen nga puna te nepunesve te administrates,nje krim ky i paster shteteror.

  • Njeri gjynafqar e ka nga halli,ashtu i thone dhe ashtu do beje,Ne fund te fundit doli dhe i tha Kerrit ,Ja une jam presidenti pa mustaqe ,i preva vete qe te mos mi prisnin te tjeret,hè ,jam burre i mire apo jo?

  • Inati Nishanit zgjat vetem tre dite.Diten e katert do t`i firmose ministrat.Por ama si ai kapterri para krevatit,do te krenohet se e kaloi rrethin.

  • Po pse qaheni more aman se nje skenderbegas si shume prej jush ka qene edhe Jari. Nje tas groshe enveri kerkonte te hante edhe ai si ju. Diktatura e mbushi Shqiperine me oficere aq sa tani nuk kane as para per tu paguar pensionet armates se panumert te qylaxhinjve. I mbaj mend se si i hakerreheshin fshatareve neper radha, ata qe sapo kishin zbritur ne qytet e fryheshin si kaposhe. Tani qe u kane rene pendet u ka mbetur te merren me Nishanin.

  • as artikullshkruesi ky mbeturine e se kaluares komuniste,as komentuesit nuk e kane me Nishanin se ata atij nuk i vine as te thembra e kembes por si te gjithe enveristet e kane me SHBA. Sa per Drejtesine ajo ka qene me Rexhep Mejdanin, Mosiun tuaj , Bamir Topin aleatin tuaj si kollone e peste te PD.

  • Kapter Nishani eshte bere LOLO me qendrimin e tij pro PD-Saliut.Ai do qendroi aty sipas urdherit te Saliut,biles do te kanditoi prap,ndryshe vendi shperthen ne FLAKE,Sipas Sales pasi maxhoranca nuk duhet ti merre te gjitha.Dhe Sala e ka nje mbeshtetje per kete…ate qe bashkeqeverisi 8 vjet MYNXYRE dhe qe po vaxhdon ti vendos sterkembesha Rames…!

  • O. Zoti Bedri , vertete nuk beson Ti se kapterin president
    nuk e ka derguar Sali Vicidoli ne aeroport ???? Nuk e be-
    soj ? Eshte urdheri i partise dhe kapteri pa tjeter do ta
    zbatonte ate si kusht ”sine equanon” ! Eshte dora e zeze
    berishiane qe e detyruan Jarin te merrte rrugen deri ne
    Rinas per t’i thene vetem kaq: ”mireseerdhe zoti Kerry ” !!!
    TURPI BOTES !!! KJO NUK NDODH KURRE ,SIPAS PRO-
    TOKOLLIT NDERKOMBETAR, NE VENDET E BOTES ,VECSE
    NE SHQIPERINE ME NJE SHTET MJERAN , PA DINJITET
    DHE SERVIL IN EXTREMIS ….!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *