Turi nuk ma heq trurin…

redaktor
Forca te policise dhe nje grup maturantesh te cilet protestojne para selise se parlamentit, ku kane kundershtuar skemen e re te pranimit te studenteve ne universitete, pasi ndonese kane mesatare te larte nuk kane fituar./r/n/r/nPolice and a group of graduates protesting in front of Parliament , where have objected the new scheme to admission of students in universities, as although have high average they have not win.

Nga Edona Llukaçaj

 

Gjithnjë kam besuar se vetëm një sistem arsimor i arrirë mund të mundësojë përparimin faktual të një vendi, si në rastet e mirënjohura të Koresë së Jugut e Finlandës. Kjo më ka bërë të ndjek me vëmendje zhvillimet e kësaj fushe në Shqipëri.

Arsimi, i cili së bashku me emancipimin e gruas është cilësuar edhe nga mjaft prej kundërshtarëve te tij si një prej dy arritjeve më të mëdha të sistemit pararendës, u bë shpejt pjesë e gërryerjes së tranzicionit.

Në emër të ndryshimit, liberalizimit, modernizimit, a përafrimit me sistemet e vendeve të zhvilluara, fatkeqësisht, shkolla shqiptare u la të humbë në labirintin e vet tranzicional.

Problemet fillestare të paadresuara ose të pak adresuara bashkë me fenomenet që pollën, prej notave fiktive te tezat që citojnë Wikipedia, e kthyen sistemin tonë në një bumerang vetëshkatërrues.

Mjafton të mendosh se sa herë vazhdimi i studimeve universitare në vend konsiderohet me pesimizëm si marrja e “një copë diplome” ose sa “zgjedhje” është kjo copa e diplomës në mësuesi.

Premtimet për përmirësimin e domosdoshëm dhe të shpejtë të sistemit arsimor gjetën implementim në vendime drastike. Ndoshta më tipikja e tyre është ndërprerja e të drejtës për studime doktorature e dhënia e këtij titulli nga universitet. Ndonëse ndonjë revokim në bazë plagjiarizmi a të tjera parregullsive thelbësore nuk është se u dëshmua.

Kur spekullimet për pedagogë që jepnin nota në bazë favoresh seksuale a të mirash materiale u faktuan publikisht, përgjigjia e autoritet qe një distancim verbal e pak pezullime. Nuk u pa si një mundësi e zbatimit rigoroz të “Paktit”, që, tashmë, duket se është kthyer në një projekt meremetimi konviktesh.

Jo shumë i ndryshëm qe edhe reagimi kur u bë publik abuzimi i të miturave nga mesuesi e roja i shkollës, pikërisht individët tek të cilët i mësojmë fëmijët të kërkojnë mbështetje në mungesën tonë. Një “reformë” e mirëfilltë për të gjitha nivelet i stafeve mësimore e administrative nuk u konsiderua domosdoshmëri.

Përpos të tjerave, kjo qasje apatike “futi në një thes” çdo kontribues në fushën e arsimit, duke hedhur baltë edhe mbi të përkushtuarit e të aftët. Ata, si një tërësi, u kthyen në një shënjestër të lehtë dhe në ‘fajtorët’ e çoroditjes sistematike.

Ndonëse një kod veshjeje mirëfilltazi i implementueshëm për stafin mësimor mungon, veshja dhe pamja e tyre, që sipas pretendimit dëshmon mungesë cilësie, u bë temë diskutimesh të zjarrta.

Nuk u reflektua se sa syresh ishin futur në rradhët e mësimdhënësve ose ishin katapultuar në mënyra spektakolare, përgjithesisht mbi zotësinë e vetme të militantizmit efikas. Nuk u kuptua se meritokracia e lënë në harresë na penalizonte të gjithëve.

E ne “na ikën truri prej Turit”? Pyetja e përçudnuar dhe jo e vetmja në atë provim padyshim që i zhgënjen fort maturantët. Por me dhimbje pohoj se nuk na e “heq trurin”.

Kjo qasje, fatkeqësisht për ne e fëmijët tanë, veçse “Turë” mund të prodhojë.

 

——

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë.

Share This Article
13 Comments
    • Edhe autori i ketij shkrimi po te ishte futur ne provim me maturantet protestues do te ishte mbytur ne nje gote uji e jo me ne varken e Turit.
      Ky provim dhe ky artikull na japin te kuptojme se nga shkollat ende dalin papagaj.
      Beju nje pyetje te thjeshte dhe u iken truri…

      • Sikur nuk e ka fjalen per akses ajo o Vlora. Qasje do te thote si te trajtojme nje problem. Ja qe dhe ti ke nevoje per perkthyes nga shqipja ne shqip. Dhe kjo fycka ne vend te fjales qasje mund te thoshte si e shtrojme kete problem, apo si mund ta diskutojme..etj.
        Kjo e dallon gazetarin nga nje druvar. Po kjo cope debile e radhes, nuk ka si ta dije. Dhe ti psh..

  • ku e gjeten kto gjytyryma kokrren e trunit ,

    qe i ankohet Turit !

    kta duken ne surrate si hajna pazari e drogaxhij rugesh

    i kan dhon disa kartona ne duar ne kembim te jo unxhuku apo saflloqi ene hajt e po na duken

    si qytetare ,nxonsa hahahah

  • Shpjegimi qe keta tutkunet e ministrise se arsimit duhet te jepnin edhe ne rrafsh teknik ishte : qe pergjigjia e sakte do te ishte qarkimi i dy alternativave ose tre, por jo te gjitha se bashku dhe as tek nje. Kjo edhe si dallim nga testi i matematikes qe nje ushtrim s’ka si ti perkase dy zgjidhjeve teorikisht.
    Sa per Turin mire qe s’te heq trurin, po vetem fundin ose mini-fundin e pjeses I.

  • Ky eshte realiteti i hidhur dhe nuk lindi sot, ka 30 vjet qe u katandis keshtu, pavaresisht se perdoret politikisht nga ca aguridhe

  • DITA:Me pelqeu shkrimi i Edones,ndonse duhet te ishte me e rrepte per nivelin ku eshte katandisus shkolla jone,pas 90-tes.Une qe shkruaj kam AL te kohes se Xhaxhit dhe e mbylla me sukses karieren time 40 vjeçare ne Ushtri.Por kur shikoi se si eshte kasandisur vendi im nga disa politikan medioker…me dhemp shpirti e NUK DO VDES I QETE.Mallkuar Ai,Ata qe na futen ne kete rruge qorre te TERAPIS SHOCK” E “ÇEKUT TE BARDHE”.
    -Arsimi ne Shqiperi ka marre rrugen e qofte-largut pas 90-tes,ku çdo gje e ndetuare me ligj u liberaluzua,Shkaterrua,u kthye permbys ne emer te levizjes se lire,fjales se lire,demoDemokracise te çuditeshme te filluar tek ne qe nuk ka per te ardhur kurre..kurre..!
    -Tek ne po rritet nje brez i paafte per Mesim-Pune-Mbrojte (per kete te fundit nuk behet llaf)
    -Pas 90-tes u krijuan U.Private duke dhene diplloma me pagese,plagjiature,me kopje ne celular,ku 900 Italian u paisen me diplloma pa qene asnje dite ne Shqiperi.Ky skandal ndodh vetem ne vendin tone te çudirave.Dhe eshte veshtire te korigjohet.Vetem kur te vije nje MA Enverist.
    -Ne 2013 Edi Rama mbylli mbi 20 universitete dhe,duhet te mbyllte me shume.Por kanceri eshte ATY:
    -Ligji i AL eshte allasoi.I jep shume kopetenca universutereve qe nuk bejne asgje dhe jo Ministrise dhe Qeverise.Kjo ka bere qe Rektori Mynyr Koni i PD dhe Dhori Kule i LSI me nga 13,15 bordero te qendrojne aty se i ka emeruar SaliKrimi dhe hajduti-Iliri Çepanit.
    -Ne shkollat tona te çdo niveli fut hundet politika.Ne ligjin e AL ka marre pjese edhe Nora Malaj e LSI dhe qe dakort me ate ligj.Por kur doli ne opozite ulurin kunder ligjit.Ky eshte paradoksi tek ne.
    -Me kete nivel arsimor qe kemin ne vazhdimesi duhet thene troç:
    -Ky vend do mbesi me pesionist deri ne 800.000 banor deri ne 2030.
    -Pasi Rinia me diplloma te AL fallco do shkoi ne mergim per vjedhje,droge,prostitucion dhe burgjeve te Botes.
    -FLM-DITA,FLM-EDONA.

  • nipi im nuk di te shtroje ne leter nje koncept,Ne gjuhe ka qene i mire se mesuesit i kish ne shtepi .por po ju them qe ne librin e gjuhe letersise te hartuarnga dy autore nga te cilet nje eshte RITA PETRO. Aty nuk ka asnje vjershe apo poezi nga autoret e rilindjesMjeda,SHiroka,Cajupi,Naimi i madh.keta autore mesohen lehte ,rrjedhin si mjalte ,mbahen mendper tere jeten .ngjallin emocione pozitive Shkurt edhe nxenesit edhe mesuesit (te miret)JANETE PA MESUAR.A

  • nipi im nuk di te shtroje ne leter nje koncept,Ne gjuhe ka qene i mire se mesuesit i kish ne shtepi .por po ju them qe ne librin e gjuhe letersise te hartuarnga dy autore nga te cilet nje eshte RITA PETRO. Aty nuk ka asnje vjershe apo poezi nga autoret e rilindjesMjeda,SHiroka,Cajupi,Naimi i madh.keta autore mesohen lehte ,rrjedhin si mjalte ,mbahen mendper tere jeten .ngjallin emocione pozitive Shkurt edhe nxenesit edhe mesuesit (te miret)JANETE PA DITUR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *