‘Turistë ikni’ dhe ‘flamenko nuk është shfaqje’ janë shkrimet me graffiti të shfaqura në muret e qytetit të Granadës, në Andaluzi, teksa edhe sezoni i plazhit po fillon.
Të tjera shkrime, si “turistët nuk do të blejnë Granadën” dhe “turistë, Granada nuk është një kartolinë” janë parë gjithashtu në zonën më piktoreske të Granadës, që është edhe pjesë e Trashëgimisë Historike Botërore që në vitin 1984.
Sipas banorëve të qytetit, shkrimet, kryesisht në anglisht, janë shfaqur gjatë dy javëve të fundit.
Mediat lokale raportojnë se mbi 27,000 vizitorë vijnë çdo ditë në Granada dhe zona është e varur nga turizmi. Megjithatë, banorët shpesh ankohen për shpenzimet në rritje dhe thonë se turizmi masiv dëmton mënyrën lokale të jetesës.
Policia dyshon se një lëvizje e organizuar është pas rritjes së grafitit anti-turizëm, por nuk ka të fyer ose të prekur, raporton Dita, duke cituar mediat e huaja.

e.ll./dita

27 000turiste ne vit?
Ne muaj ndoshta e jo ne vit mor budallenj!
Ou romac!
A di me lexu shqip apo jo.
27000 mijë në DITË,. DITË, or til.i