Turistëve u dhurohen 100 dollarë nëse e vizitojnë këtë qytet, për t’u kualifikuar duhet të plotësojnë vetëm një kërkesë

time

Në Kolorado, Glenwood Springs u ofron vizitorëve 100 dollarë që të vizitojnë qytetin e famshëm për burimet e nxehta deri në 30 nëntor.

Biznesi i turizmit njoftoi në fund të gushtit se do ta zgjasë programin stimulues, i cili filloi në pranverë gjatë pandemisë së koronavirusit, deri më 30 nëntor.

Sakaq, 1.000 vizitorët e parë që kualifikohen do të marrin 100 dollarë pas mbërritjes në qytet si pjesë e një përpjekjeje për të rritur turizmin në vjeshtë në zonë dhe ndërkohë, për t’u kualifikuar, vizitorët duhet të plotësojnë një kërkesë, të rezervojnë një qëndrim minimal dy ditor.

“Pas rihapjes së atraksioneve kryesore të Glenwood Springs, bordi i promovimit të turizmit të Glenëood Springs vendosi që kjo dhuratë ishte masa e duhur, jo vetëm për të mbështetur bizneset tona lokale të varura nga turizmi, por edhe për të shpërblyer bazën tonë të dedikuar të vizitorëve. Ne jemi të lumtur që mund të mirëpresim përsëri vizitorë në Glenëood Springs për herë të dytë këtë vit dhe të inkurajojmë ‘arratisjet’ e vjeshtës me këto dhurata të veçanta,”  tha Lisa Langer, drejtore e promovimit të turizmit për Vizitoni Glenëood Springs, tha në një deklaratë.
h.b/dita
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *