Një turist i moshuar humbi jetën sot në mesditë, në plazhin e Velipojës.
Mësohet se viktima, Jusuf Kryeziu, 84 vjeç vinte nga Kosova dhe ka ndërruar jetë për shkak të infarktit.
Që prej fillimit të verës, disa të moshuar kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme në plazhet e vendit tonë.
Sipas mjekëve, temperaturat e larta zgjerojnë enët e gjakut dhe duke qenë se zemra nuk ushqen organet e tjera, por edhe veten, sforcohet duke çuar në infarkte.
j.l./ dita
