Turisti rrëmbehet nga krokodili

Gazeta Dita

Një turist britanik “u përpoq çmendurisht për ndihmë” pasi u rrëmbye nga një krokodil në një vend të popullarizuar në Sri Lanka.

Njeriu, i cili besohet të jetë 25 vjeç, u pa për herë të fundit “duke tundur duart në ajër” pasi u zhvendos nën ujë në një lagunë të quajtur “Crocodile Rock” dhe tani është zhdukur.

I riu ishte me një grup miqsh në zonë dhe ishte larguar për pak për të gjetur një tualet dhe të lante duart, teksa u kap nga një reptil i madh të enjten.

Policia e Sri Lankës dhe ushtria thuhet se po kërkojnë bregun dhe rrethojnë zonën për turistin.

Zona është e njohur për popullsinë e madhe të krokodilëve dhe është vetëm dhjetë metra larg nga pika e “Elephant Rock” në bregun lindor të Sri Lanka.

Një skocez i cili aktualisht është në pushim në Sri Lanka tha: “Një turist britanik ishte në një spot të quajtur “Elephant Rock “.

“Ka një lagunë afër detit dhe shkoi në tualet afër lagunës dhe u kap nga një krokodil.

“Ata po kërkojnë për një trup, por nuk kanë gjetur akoma ndonjë gjë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *