Turisti vdiq në Alpe! Helikopteri s’mundi, priten alpinistë nga Kosova për të nxjerrë trupin

Ornela

Vazhdon tmerri në alpet e Valbonës. Turisti gjerman që ndërroi jetë pasi ra në humnerë, ende nuk është nxjerrë nga vendi ku ka përfunduar në malet e Veriut të vendit.

Deri më tani raportohet se helikopteri që ka shkuar në zonë nuk ka mundur që të nxjerrë dot viktimën nga vendi ku ka rënë. Ndaj është kërkuar ndihmë nga aplinistët e Kosovës, të cilët janë nisur me urgjencë në vendin e ngjarjes.

Nga sa është bërë me dije deri më tani, turisti që ka humbur jetën rrëshqiti në akull dhe përfundoi në humnerë, ndërsa gjatë rënies është përplasur me kokë në një pemë duke gjetur vdekjen.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Do ishte e udhes qe dhe helikopteri ti jepej alpinisteve te kosoves
    Dhe kshu qe heren tjeter zdo kishte kesisoj vonesash
    Si eshte e mundur qe thoni ka vdekur kur akoma skeni arritur te ky person mund te jete plagosur por po u vonuat edhe nje jave me siguri do vdesin edhe te tjeret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *