Një turiste gjermane ka mbetur ditën e enjte e bllokuar në kanionet e Osumit, por ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur që ajo të shpëtonte pa pësuar lëndime.
Shtetasja gjermane me inicialet K.P është gjendur e vetme në vendin e quajtur “Ura e Blëzënckës”.
Shërbimet e Policisë së Komisariatit Skrapar kanë qenë ato që janë organizuar për t’i ardhur në ndihmë kësaj shtetaseje.
Forcat policore kanë deklaruar se turistja ka qenë e shoqëruar nga shtetasi gjerman me inicialet H.P, por pasi ishin futur në kanione me varkë, shtetasja K.P e kishte lënë përgjysmë udhëtimin dhe për pasojë kishte mbetur e vetme në lumë.
s.a/dita
