Vëmendja është kthyer tek turizmi. Nisja e sezonit intensiv në vendin tonë, ka sjellë jo vetëm diskutimin në kuvend të një ligji të ri për këtë sektor, por dhe mundësi fondesh.
Kështu është planifikuar një shumë 30 milionë euro që do të përdoret për ndërtimin e përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike të pazhvilluara të vendit.
Nga ky fond përfitojnë zona e alpeve në veri të vendit, parku i Dajtit, i Tomorit si dhe bregdeti i jugut. Fondi është siguruar përmes një kredie të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës.
Qëllimi i projektit është nxitja e zhvillimit në komunitetet lokale të Alpeve Shqiptare dhe bregdetit të Jugut, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës publike por, në të njëjtën kohë, duke respektuar ambientin dhe ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike.
Ky qëllim synon të adresojë nevojën e madhe për ndërhyrje në përmirësimin e infrastrukturës, duke patur në konsideratë gjendjen jo të mirë të këtyre aseteve në zonat target si alpet në veri të vendit, parqet kombëtare të Dajtit e Tomorit apo në bregdetin e jugut.
Pjesa më e madhe e këtij fondi do të përdoret për kryerjen e një sërë investimesh për përmirësimin e infrastrukturës publike, që ofrojnë shërbime bazë, kryesisht rrugë lokale, ujësjellës dhe kanalizime, si dhe hapësira publike, të tilla si trotuare, ndriçim dhe gjelbërim.
Ndërsa një pjesë e vogël do të përdoret për forcimin institucional të njësive të qeverisjes vendore. Projektet do të financohen sipas nevojës për ndërhyrje në infrastrukturën publike.

Bravo per punen qe po behet me turizmin!
Jo vetem qe po promovohet vendi yne kudo por edhe po tregohet kujdes per zonat tashme turistike dhe per ato me potenciale te larta per te qene zona turistike.
duke i patur te gjitha mundesite,shqiperia mund te kete turizmin me te zhvilluar te rajonit,thjesht do pune. Ndaj mendoj se po behet nje pune shume pozitive ne kete sektor
Eshte vertet per te ardhur keq qe gjithe keto vite nuk u punua per zhvillimin e turizmit shqiptar. Menduan ku e ku te mbushnin xhepat dhe turizmin ose ua lane personave private ose e uzupuan vete duke i kthyer pronat shteterore ne private.
me ne fund po degjojme lajme qe qeveria po perpiqet ta coje turizmin ne stadet ku vertet duhet te ishte ne kete kohe,me ne fund nje qeveri qe mendon per vendin e saj.