Turizmi, 34 përqind më shumë të huaj

Elton Tafaruci

Porti i Durrësit këtë sezon turistik është shndërruar në portën hyrëse për në Shqipëri i një numri të madh vizitorësh të huaj. Në terminalin e pasagjerëve takon turistë të kombësive të ndryshme.

“Kam parë amfiteatrin romak, portin, shëtita përgjatë detit. Më pëlqen arkitektura. Vij nga Zvicra dhe jam tranzit në Shqipëri. Isha në Greqi”, thotë një Zviceran.

“Kur u them njerëzve në Spanjë, po shkoj në Shqipëri, më pyesin ku ndodhet ky vend? Është afër Kosovës? A është vend i sigurtë? Nuk e dinë ku gjendet në hartë”, deklaron një spanjoll.

“Për Portin e Durrësit kemi një rritje me 34 përqind të numrit të shtetasve të huaj që kanë mbërritur për turizëm për periudhën 1 Qershor 31 Gusht 2016 krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015. Ndërsa po për të njëjtën periudhë shtetas shqiptarë hynë 17 përqind më shumë”, thotë ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Kreu i Portit thotë se rritje ka patur edhe numri i kroçerave dhe pasagjerëve që udhëtojnë me to.

Të rinjtë e angazhuar për të promovuar vendin pranë pikës së informimit turistik në port, i kërkuan ministres Ekonomi pajisjen me harta ku të vendosen sitet turistike për t’u vizituar nga turistët.

Share This Article
1 Comment
  • O dita
    pak me serioze ju lutem!
    Ne Shqiperi nuk ka turizem,ka rruge dhe plazhe!!
    Turizmi eshte varosur poshte pallateve ne durres,vlore,sarande etj.
    ne albania VIZITORET europianske kenaqen duke pare,bajga,lope,gomere,dhi,dele,aksidente gladiatoresh me makina,ca qenie me uniforme qe hane fara dhe ruajne qe askush te mos dale nga rruga,keta flasin nga 40-60 gjuhe te huaja…….dhe Europianskit mendojne,Sa te lumtur kane qene pre-historiket,dhe lum si ne qe i kemi parre llive si jetohej.
    U ben pershtypje nje e gjere 2 metra e gjate 1 meter,ju a kane prezantuar si ministren e plazheve,dhe jane habitur me 3 kavie dy thundrake pamje skizofrenike alla holliwood,kryeminister dhe 2 ish-kryeministra plazhesh.
    Kur iken turistet e pllazheve thane…..sa e lumtur cmenduria ne ate vend me pllazhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *