Turizmi: 70-80% e shqiptarëve preferojnë rajonin, para vendit të tyre

Bledar Lumani

Nëqoftë se jeton në Shqipëri dhe nuk ke vizituar së paku disa nga vendet më të shquara, me të cilët jo vetëm ne krenohemi, atëherëçfarë pret?!

Kësaj pyetjeje, shumica nga ne mundet t’i përgjigjet me versione të ndryshme. Të shumtë janë ata, të cilët tërhiqen nga vende të ndryshme në Shqipëri, por që mungesa e infrastrukturës, e guidës së posaçme, por edhe çmimi i lartëi bën të tërhiqen nga ky mendim, e ndërkaq të “hedhin” sytë dhe paratë e tyre në vende të tjera, si në rajon apo më gjerë.

Shqipëria ka një potencial të madh si destinacion turistik, si dhe konsiderohet një perlë e vogël e Ballkanit. Të gjitha këto i kemi dëgjuar disa herë. Ajo çfarë e bën vendin tonë një destinacion për të gjithë (madje edhe vendasit) do të ishte përmirësimi i infrastrukturës dhe i çmimeve konkurruese.

Edhe ekspertët e udhëtimeve pohojnë se këto dy çështje lidhen fort me njëra-tjetrën, duke iu shtuar edhe përmirësimi i kulturës dhe i cilësive të shërbimit në vendin tonë.

Sa marketim të mirë ka Shqipëria?

Thuajse çdo vit e kemi hasur Shqipërinë në listën e vendeve për t’u vizituar, që nga 2010 e në vijim, kur mediat më prestigjioze botërore si “New York Times”, “National Geographic” etj., janë përpjekur të promovojnë pikat më tërheqëse të vendit tonë. Promovimi duket se na mungon ose është fare i vogël nga shteti ynë, që për hir të së vërtetës, vitet e fundit ka filluar të zhvillohet.

Ekspertii fushës së turizmit nëShqipëri, Nazmi Balla, nga Balla Tours, pohon se regjimi komunist ka bërë një shkëputje të shtetit tonë nga vendet e tjera të rajonit, nga ku ndryshojmë shumë, si nëçmim ashtu edhe në cilësi. Z. Balla thekson se shqiptarët, duke u nisur nga fakti që kanë qenë të izoluar, kërkojnë dhe priren të ikin jashtë për të parë, ndonëse nuk kanë vizituar ende vendin e tyre. Administratori i Kalemi Travel thotë për “Monitor” se në kuadër të mungesës së ujit, dritave, rrugëve dhe kapacitetit akomodues, në shumë pika tërheqëse të vendit tonë, as vetë agjencitë turistike nuk mundet të bëjnë një marketim të denjë.

Kapaciteti akomodues

Vetë agjencitë e udhëtimeve, që kanë mbi 10 vite përvojë në tregun shqiptar, pohojnë se kapaciteti akomodues është një element që pengon zhvillimin e turizmit, sidomos për pika të tilla në Shqipëri, të cilat vitet e fundit kanë marrë më tepër hov. Duke iu referuar edhe statistikave të INSTAT për kapacitetet, vihet re rritje e ndjeshme e numrit të hoteleve deri në vitin 2007, një rënie e vogël në numër shtretërish në vitin 2008 dhe një rritje të mëtejshme gjer në vitin 2013. Ndërsa sa i përket akomodimit të të huajve, turistë apo edhe shqiptarë, duket se shifrat mes tyre gati po vijnë drejt një barazimi, duke pasur parasysh se sipas një statistike të INSTAT, diferenca mes këtyre dy grupeve në vitin 2013 është thjesht 13.

Shqipëria “premtuese”

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, rreth 3 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2014, duke shënuar një rritje me rreth 20% krahasuar me një vit më parë.

Por, sipas pohimit të disa muajve më parë nga sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Taleb Rifai, si një vend me bukuri natyrore, historike e kulturore të pazbuluara ende, Shqipëria zotëron të gjithë potencialin për të rritur këtë numër turistësh.

Monitor

Share This Article
6 Comments
  • “3 milione turiste kane vizituar Shqiperine ne vitin 2014″,

    kur te fillojme te mos merremi me, me PERRALLA te tilla si keto 4 milionet e turisteve, atehere do arrijme te konstatojme se kemi nje mal me pune per te bere dhe ajo qe eshte me e rendesishmja, na nevojitet nje koncept turizmi per cdo zone te vecante, nje infrastrukture arsimuese per permbushjen e cilesise se sherbimit qe ofrohet sot ne tregun e turizmit, per te qene konkurues dhe pjese e tij.
    Si pushues i rregullt i veriut dhe jugut te vendit, mund te ndaje nga radhe e destinacioneve pushuese me cilesore me note kombetare,,,,zonen e Thethit. Eshte e vetmja zone turistike qe njeh TURISTE TE VERTETE. Aty vijne gjermanet, francezet, italianet e deri polaket dhe ceket. Eshte e veshtire te gjesh nje vend te lire ne kullat e Thethit gjate sezonit veror.
    Pse ky sukses, pikerisht ne Theth,,,,atje ku sic thonim me pare,,,,”han pula gure”.
    Ishte ambasada gjermane qe nepermjet bankes per zhvillim ne Gjermani, iu siguroi pronareve te kullave te hershme, kredi te buta dhe asistence teknike per infrastrukturen dhe guiden malore te zones, higjenen dhe kushtet sanitare si dhe menyren e duhur te trajtimit te thesarit kulturor shqiptar, variacionet tipike te kuzhines sone etj.
    Suksesi i Thethit, na tregon rrugen e duhur, qe duhet te ndiqet edhe per zonat e tjera, kudo ne vend. Kur te kuptojme se nuk vazhdohet dot me, me rrumpalle dhe kapaidallek province, me sherbime katastrofale dhe cmime te kripura sikur te ishe ne Miami,,,kur te respektojme vetveten dhe kulturen tone, ta ruajme dhe ta ta nxjerrim ne pah ate,,,,,,edhe suksesi ne turizem nuk do mungoje.
    Kur shqiptaret te mos mundohen me, te kopjojne perendimin si majmunet por te perveshin menget per pune, kur sigurimi i kushteve minimale higjenike te behet nje kulture qytetare si njehere e nje kohe,,,,atehere edhe shqiptaret vete, do jene krenare per te pushuar ne vendin e tyre.

    • Avash ti Djali, ne Thethe dhe ne Valbone Turizmi ka dale jashte duarsh, ata jane bere kanibale duan vetem para, e te rezervosh nje dhome, shkon per te fjetur e te thone nuk kemi vende, mundohesh ti thuash se te kemi telefonuar e te thone, po cti bej une miqve, ti leja pas dere, hajde hik tani keput qafen. E pra keto jane turizmet tona. Valbona dhe Thethi kane 2 vjet qe prodhojne turiste te pakenaqur ne seri dhe qe nuk duan tja degjojne me emrin, ata do te perfundojne ne vende ku drekohet nese nuk sillen si mikprites. Sot ne Valbone e Theth nuk ka mikpritje por grabitje. 2000 leke te reja nje liter vere maqedonasi te shesin. E prape kety eshte faji i qeverise qe promovojne destinacione dhe nuk dine se sa shtreter kane, e kjo shkaterron e masivizon turizmin. Turizmi eshte kompleks do pune e jo llogje.

      • Nese them se preferoj rajonin para Shqiperise,kete e them jo se nuk me pelqen Shqiperia.
        Por kur parate i paguaj sa ne rajon,pse mos ta zgjedh kur andej me ofrohet kulture sherbimi,cilesi gatimi dhe pasterti!
        Ketu sillen mire deri ne momentin qe ti paguan paradhenie mbi qendrimin.
        Pas kesaj,njatjeta thote,po te pelqeu rri po sdeshe,ik!

  • NORMALE FARE.

    TE SHKOSH NE VLORE EDHE PAGUAN ME SHUME POR NGA ANA TJETER NUK MERR AS GJYSMEN E KENAQESISE SA MERR NE VENDE TE TJERA.

    AS NUK DISKUTOHET FARE, NUK KA NEVOJE PER “STUDIME” KJO.

  • Per tu mare me industrin e turizmit duhet kulture ne radhe te pare infrastrukture dhe qetsi politike te shkeputur nga nacionalizmi ekstrem qe deri me sot ka qen prezent ku esht bere prapagande qe mos futet paraja e serbit apo qofte e rusit ku shum shtete kan perfituar nga kta turiste si greqia kroacia apo edhe mali i zi!
    Cmimet qe afron shqipria besoj se jan nga me te lirat me sa kam pare ne shum shtete te tjera si kroacia greqia apo spanja e portugalia e italia po ama kto shtete afrojn me shum siguri e infrastukture e kulture sherbimi ku turistet i bejn per vete qe ta vizitojn per se dyti apo edhe per gjith jeten!
    Natyrisht turistet i afron edhe kultura e relegjoni ku flitet per qetsi e mireqenje!
    Nje gje te tille turqia ka sheshuar nacionalizmin ekstrem ku shum turiste russe jan gati te mos e ndryshojn vendin ku sjell defrim e infrastukturen e duhur e siguri per ta!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *