Në Shqipëri industria e turizimit ka filluar të ndjejë pasojat e agresionit rus në Ukrainë. Çmimet janë rritur ndjeshëm dhe turistët ukrainas, rus dhe bjellorus numri i të cilëve po rritej çdo vit, duket se këtë sezon do t’i mungojnë turizmit shqiptar. Sipas të dhënave nga agjensitë turistike, bazuar në kontratat e nënshkruara më herët, pritej një numër prej 130 mijë shtetasish nga Ukraina. Për të tretin vit me radhë, që prej tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë së koronavirusit, sektori i turizmit në vend po përballet me mjaft vështirësi.
Industria e turizmit në Shqipëri prej disa vitesh po përballet me sfida të njëpasnjëshme. Agresioni rus ndaj Ukrainës ka sjellë, një tronditje në të gjitha tregjet dhe për pasojë rritje të çmimeve në zinxhirin e furnizimit.
Edhe sektori i turizmit po ndjen pasojat e kësaj lufte, pasi siç thonë ekspertët e fushës, vihet re paralizim i një tregu të rëndësishëm për turizmin, siç është ai ukranias, bjellorus dhe rus.
Numri i prurjeve nga këto vende gjatë viteve të fundit sipas statistikave zyrtare ka qenë në rritje. Operatorët turistikë thonë se pritshmëritë bazuar në prenotimet e deritanishme ishin për mbi 130 mijë turistë nga Ukraina, të cilët sipas tyre duket se do t’i mungojnë turizimit shqiptar.
“Ka rreth 20 ditë ose pak më tepër, ku të gjitha tregjet sikur janë marrë vesh me njëra-tjetrën, kanë ndërprerë prenotimet e reja. Jo nën nivelin 100% por ka një pauzë. Nuk ka anulime por prenotimet nuk po vazhdojnë në ritmin e mëparshëm. Reflektimi i luftës është diçka që tani është bërë fakt”- tha për Zërin e Amerikës Arben Çipa, Kryetar i Operatorëve Turistikë të Jugut.
Turizmi ka një ndikim të ndjeshëm në ekonominë shqiptare dhe sipas Këshillit Botëror të Turzimit dhe Udhëtimit vlersohet me një peshë prej 27% në PBB.
Tërmeti i dhjetorit të vitit 2019, që dëmtoi disa zona me potencial turistik, dhe pandemia e Kovid 19 e vunë në vështirësi sektorin e turizmit. Në vitin e parë të pandemisë numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri, u ul me 60%, për shkak të kufizimeve në lëvizje.
Situata u përmirësua ndjeshëm në vitin 2021, dhe sipas statistikave zyrtare numri arriti në rreth 5 milionë e 700 mijë, por shifrat mbetën sërish më të ulëta se ato para krizës, rreth 700 mijë më pak. Dhe kur u duk se vështirësitë po tejkaloheshin, lufta në Ukrainë sipas ekspertëve e vë turizimin shqiptar përballë problematikave të reja.
a.m/dita

Mos u merzisni, se hotelet e Shqiperise do te mbushen me turiste serbe…
E ku eshte problemi ketu o trap? E ke mbushur zorren me produkte ‘made in Serbia’ dhe ben pordhiotin model neper forume. Edhe ai sektor qe filloi te merte pak jete duhet te falimentoje sepse duhet ti perzgjedhim turistet ne kufi. Ata qe vizitojne Shqiperine , tregojne se nuk vuajne nga komplekse te tilla dhe jane te mirepritur. Po nuk te shkoi mire ty dhe te tjereve si puna jote , shkoni per turizem ne Turqi se atje e kane zemren shumica ne Kosove!
Ky eshte problem personal, i bizneseve personale. Ky nuk eshte problem publik.