Turizmi, paketë e diferencuar e TVSH-së

redaktor

Pas ligjit të Turizmit i cili u hartua u ri dhe solli mjaft debate në kuvend, tashmë po hartohen aktet nënligjore dhe paketa të veçanta për këtë sektor.

Një kërkesë e hershme e opertarove turistikë, ka qenë trajtimi i këtij sektori me taksa të diferencuara sidomos për Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH). Duket se kjo paketë po merr formë për të qenë e aplikueshme për vitin tjetër.

“Në rajon kemi Greqinë që e ka 6.5%, Malin e Zi që e ka7% por kemi edhe Maqedoninë që e ka 5, Italia 8%. Kemi propozuar një reduktim në 10% të TVSH-së, por mund të bëhet 7 deri në 10, ky është diskutimi”, shprehet Sonja Popa drejtore e Zhvillimit të Turizmit, MZHETST, në një prononcim për Top Channel.

Paketa parashikon vendosjen e taksës fikse 100 lekë për fjetjen dhe mbështetjen me kredi të buta për bizneset që duan të investojnë për përmirësimin e infrastrukturës, duke adresuar kështu edhe problemin e madh të turizmit shqiptar, cilësinë e dobët të shërbimeve.

Zonja Popa thotë se me ligjin e ri, strukturave akomoduese do t’u lihet një periudhë 18 mujore për të aplikuar për klasifikimin sipas yjeve.

Popa thotë se skema përmban 270 kritere nga struktura fizike tek stafi dhe kontrolli do të kryhet nga një institucion i pavarur nga ministria për t’u monitoruar më pas nga Inspektorati i Turizmit.

“Mund të jetë kompani e huaj apo shqiptare, përpilon një raport në bazë të vizitës dhe mbi këtë ministria vendos. Klasifikimi vlen katër vite sepse kjo është periudha maksimale që mund të ruash klasifikimin pa bërë investim”, thotë drejtoresha e Zhvillimit të Turizmit.

Share This Article
6 Comments
  • Turizmi është ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit tone. Ndaj duhet një ligj i mirë dhe për mendimin tim ligji që esht prezantuar nga qeveria është më i miri qe kemi patur der tani ,të përmendim këtu dhe faktin që pas kaq shumë vitesh shqiperia më në fund po provohet denjësisht në rang ndërkombëtar

    • Ulja e TVSH nga 20% ne 10% per bizneset ne zonat turistike eshte teper e rendesishme. Keshtu do jemi te konkurueshem edhe me vendet e rajonit. Ky ligj i ri i turizmit ka per synim zhvillimin e metejshem te sektorit .

    • Turizmi eshte nje nga sektoret kyc qe kemi. Si vend me potencial eshte shume e rendesishme ta kemi te zhvilluar kete sektor. Krijimi i lehtesirave fiskale ben te mundur thithjen dhe shtimin e investimeve te huaja ne vend.

    • Me pak taksim per invedtitoret do te thote shtim te numrit te investitoreve.Kjo sjell : -investim te kapitalit te huaj ne Shqiperi
      -krijohen vende te reja pune
      -zhvillon zonat ku investohet
      -shkakton impakt pozitiv ne ekonomi etj.

    • Ulja e tatimit mbi vleren e shtuar eshte nje nga shume pikat pozitive e favorizurse qe permban ligji i ri i turizmit. Ka ardhur momenti qe poziten e favorshme gjeografike ta shfrytezojme ne maksimum. Jemi vend qe ne kater stinet e vitit aplikojme turizmin.

  • Ligji I ri për turizmin jo vetëm që synon të fusë kte sektor në një mënyrë të re zhvillimi por edhe synon tërheqjen e sa më shumë investitorëve të huaj..kjo duke promovuar sa më shumë Shqipërinë tek nderkombetaret dhe duke krijuar kushte më të mira si për bizneset ashtu edhe për turistët e huaj ose qoftë edhe për vizitorët vendas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *