Afrimi i sezonit turistik ka risjellë në vëmendje më të përqendruar iniciativat qeveritare për ta mbështetur këtë sektor. Në kuadër të kësaj Këshilli i Ministrave ka hartuar një projektligj të ri ku që në krye të qëllimit saktësohet motivacioni: “Të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik tërheqës për vizitorë vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve, në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurtë, dhe duke respektuar nevojat e komuniteteve pritëse të sotme dhe të brezave të ardhshëm”.
Pse një ligj i ri?
Në argumentet që shoqërojnë projektin e ri qeveritar për hartimin e këtij ligji, jepen dhe një sërë argumentesh pse e bëjnë këtë iniciativë të domosdoshme. Sipas relatorëve ligji ekzistues, pavarësisht përpjekjeve për të dhënë përkufizimet në fushën e turizmit, kishte mangësi në përmbajtjen e tyre dhe mungonin përkufizime të rëndësishme të fushës së turizmit. Po kështu ligji ekzistues nuk parashikon qartë ndarjen e kompetencave të institucioneve përkatëse në fushën e turizmit dhe, në shumë raste, ka mbivendosje të tyre ose paqartësi në lidhje me to. “Fondi i Zhvillimit të Turizmit. Edhe pse ky fond parashikohet nga ligji, ai nuk u krijua asnjëherë, duke mos mundësuar mbështetjen e shtetit në zhvillimin e industrisë së turizmit”, thuhet në relacion. Po kështu në ligjin aktual nuk parashikohet licencimi i subjekteve që ushtrojnë veprimtari turistike, gjë që ka sjellë një shërbim jocilësor dhe pa standarde, në dëm të konsumatorit dhe njëkohësisht, ka ndikuar dukshëm në rritjen e informalitetit.
Klasifikimi i strukturave akomoduese dhe udhërrëfyesit turistikë
Ligji aktual i turizmit nuk parashikon kategorizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese. Mungesa e këtij procesi ka sjellë një situatë kaotike në tregun hotelier. Strukturat akomoduese përdorin shenja dalluese (yje) të klasifikimit që nuk përputhen me standardet reale të strukturës apo me nivelin e shërbimit që ofrojnë. Ligji në fuqi nuk parashikon rregullimin e segmentit thelbësor në industrinë e turizmit, atë të udhërrëfyesve turistikë. Rolin e udhërrëfyesve mund ta luaj çdo person që zotëron një gjuhë të huaj, i cili nuk ka njohuritë e domosdoshme lidhur me teknikat e guidimit turistik si dhe nuk zotëron njohuritë e duhura për destinacionin apo produktin që prezanton. “Ka patur raste që udhërrëfyesin në territorin e Shqipërisë e kanë bërë të huaj, shoqërues të grupit të turistëve, të cilët jo vetëm që nuk ka patur njohuritë e domosdoshme mbi vendin, por edhe kanë bërë keqinterpretime dhe deformime të informacionit mbi historinë dhe gjeopolitikën e Shqipërisë, bazuar në interesa antishqiptare”, shpjegohet në relacion.
Turizmi, vetëm saktësim dhe promocion?
Ligji i ri për turizmin parashikon një sërë përcaktimesh të përmendura dhe më lart. Saktëson dhe nivelin e gjobave kur ligji nuk zbatohet, duke ju referuar standardeve ndërkombëtare. Por tej këtyre termave të detajuar, nuk sillen në vëmendje një sërë mangësish të tjera në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Grupime të këtij sektori, të formalizuara në shoqata që mbrojnë interesat e turizmit, kanë përsëritur në mënyrë të vazhdueshme se “që të jemi konkurrues në këtë sektor, veç formalizimit të nevojshëm, duhet trajtuar si një sektor preferencial në sistemin e taksimit”. Nëse ne duam të jemi konkurrues në rajon dhe jemi në kërkim të zhvillimit të një sektori kaq të rëndësishëm, duhet të jemi më fleksibël në sistemin e taksimit, duke qenë konkurrentë me këto vende. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në këtë sektor është i ndryshëm në vende të ndryshme dhe vetëm në në rajon e kemi në nivelin 20 për qind. Vendet e tjera i kanë përkatësisht: Greqia 6.5%, Mali i Zi 7%, Kroacia 10%, Bullgaria 7%, Maqedonia 5%, Rumania 9% Serbia 8% dhe Sllovenia 8.5%. Turizmi është paraqitur nga të gjitha qeveritë, si sektor prioritar i ekonomisë dhe eksporteve, duke dhënë një kontribut në masën 14.7% në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe ka të punësuar direkt dhe indirekt mbi 50 mijë vetë. Taksat kanë një ndikim shumë të madh, pasi produkti turistik është në konkurrencë të fortë te vendet e Ballkanit. Po kështu ne vijojmë të kemi çmimet më të larta të biletave të avionit apo trageteve, nuk kemi ende kompanitë ajrore low cost, nuk kemi ende një infrastrukturë lehtësuese dhe mbetemi ende tek kërkesa për turizëm detar, kur në vendin tonë shumë mirë ky sektor mund të jetë tërheqës gjatë gjithë vitit. Tej këtij projekti që do të diskutohet këto ditë në kuvend, nga operatorët e kësaj fushe shtrohet kërkesa që të mund të merren në konsideratë dhe kërkesat për lehtësira fiskale, që në mënyrë të tërthortë do t’i gjeneronin sërish këto të ardhura të munguara nga taksimi i drejtpërdrejtë.
Synimi i projektit
- Krijimi i një turizmi të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin dhe gjithëvjetor;
- Rritja e numrit të turistëve, netë qëndrimeve dhe të ardhurave prej tyre;
- Rritja e cilësisë së shërbimeve, nëpërmjet vendosjes së kritereve, rregullave e standardeve;
- Reduktimi i informalitetit dhe krijimi i bazës së të dhënave;
- Investime strategjike në turizëm, duke krijuar lehtësira në procedura dhe incentiva;
- Rritja e cilësisë së jetesës së komunitetit, nëpërmjet punësimit në industrinë e turizmit.

Shkruani shqip, o gazetare koti,,,promocioni,nese ke bere shkolle gjej flalet e duhura shqip.E shmtuat gjuhen shqipe,sidomos ju gazetaret, mediat dhe politikanet.Dhe ne fakt kjo tregon se jeni te gjithe niveli I ulet, mundoheni te shitni veten sikur dini shume duke perdorur vetem fjale te huaja.
Mire mer Gimo, mire, po ndonje fjale per turizmin nuk e the. Dhe ” turizem” fjale e huaj eshte, ashtu si dhe fjalet “politikane” apo “media” qe ti perdor pa teklif….. e shef se sa pa kuptim eshte te besh kapterin (nuk them policin se eshte fjale e huaj) online te perdorimit te shqipes??? Nuk i dilet keshtu. Ja vlen vertet te diskutohet per turizmin….. eshte nje fushe qe perfitojme te gjithe, si ti, dhe une……. Qeveria duhet te uli barrierat fiskale, dhe njerezve u duhet zgjidhur perfundimisht dhe totalisht problemi i pronave. Hapja e 3-4 aeroporteve te reja eshte urgjente si ne Shkoder, Vlore, Sarande apo Kukes, dhe hekurudhat duhet te behen prioritet kombetar se kemi nevoja urgjente. E fundit, dhe mjaft e rendesishme, duhet patjeter te organizohet, studiohet, promovohet dhe zbatohet nje plan kombetar per levizjet ne kembe dhe me biciklete. Duhet infrastrukture biciklete, si ne vendet e populluara, ashtu dhe ne ato turistike, si plazh apo dhe mal. Ka mjaft eksperienca pozitive per tu adaptuar nga Hollanda apo Danimarka, dhe nuk kemi pse te harxhojme kohe dhe te diskutojme. Klima jone e favorizon bicikleten mjaft.
Zoteria ka shume te drejte. Sepse po perdorem fjale te huaja tani behen te zakonshme che nuk mund te hiqen me,ne nje kohe qe ne shqip mund ti gjesh fjalet e duhura.
Po me tironco e vertete eshte, te gjithe jemi te prekur nga fjalet e huaja,po tv,gazetaret ,opionin-istet etj, kane efekt te madh mbi njerezit,ato duhet te jene nje shembull per nje shqipe te paster dhe jo ta perziejne ate sa te mundin me fjale te huaja, vetem e vetem qe te duken sikur dijne dicka.
Sa per turizmin …ato qe thua jane jo vetem te domosdoshme. por duhet bere shume me teper per ta kthyer turizmin ne nje te ardhur kryesore te ekonomise.
Por kjo nuk ka lidhje me ate qe une ka shkruajtur.Me beri shume pershtypje gazetarja me titulin me fjale jo shqip, dhe kjo nuk eshte e vetme…Duhet te dijme te mbrojme vetveten,se jemi kthyer si majmune duke kopjuar boten.
Ndaj me te dy ju problematiken e futjes kuturu te termave te huaja nga individe qe nuk dine te shkruajne ne shqip…… keni te drejte!!! Por u siguroj, nga pervoja personale…. flas kater gjuhe (po u shes mend online….) dhe ne te gjitha ato promocioni ka te njejten rrenje….. te mos flasim per fjalen computer….qe francezet gjithmone shahen dhe zihen me njeri tjetrin se eshte anglicizem i “ordinateur”….. Ne boten qe jetojme problem me i madh po behet njohja e disa termave qe jane bere “universale”, dhe per njerez te shkences, technologjise dhe tregtise, njohja dhe perdorimi i tyre sakte eshte bere nje domosdoshmeri. Me ka takuar te degjoj shpesh ambasadore tanet ne shtetet e bashkuara apo ne Bruksel….. dhe nuk e keni idene se sa keq flisnin ne anglisht. Ju betohem qe ishte turp! Dhe nuk e kuptonin fare.Cdo gje e “shqiperonin” ne anglisht…. nderkohe qe cdo gjuhe ka logjiken dhe idiomatiken ( se di shqip kete fjale) e saj.
Nderkohe qe si ju cmoj dhe ruaj origjinen e te pareve dhe traditat fantastike te kombit tone, verej me alarm qe ka rene shume arsimimi i brezit te ri, dhe mesimdhenia qartazi nuk po pregatit shqiptare te denje per koherat qe jetojme. Nuk shoh rrezik humbje fjalori aspak….apo traditash…ne fakt shoh qe disa tradita te mira po risillen gje rigjallerohen…….shoh nje varferi extreme te njohjes se botes, me te mira dhe te keqijat e saj, si dhe nje menyre komunikimi ne Shqiperi qe le shume per te deshiruar. Une jam vetem 48 vjec, por kam qejf te flas me te moshuar shqiptare se flasin bukur, qarte dhe me etikete. Te rinjte shikojne kanale televizive me te shara dhe gerthitje dhe keshtu flasin dhe ne jeten e perditshme. Zeri i larte eshte bere norme, ashtu dhe imponimi i idese personale, me te drejte apo jo. Nejse hajt naten!