Turizmi, Shqipëria në listën e sugjerimeve të NYT

anazapta

Bregdeti shqiptar renditet i 4-ti në listën e 52 vendeve që duhen vizituar gjatë vitit 2014. Prestigjozja “New York Times” rekomandon të gjithë turistët të vizitojnë bregdetin shqiptar, i cili ofron kombinimin më të mirë të bukurisë së bregdetit Dalmat në Kroaci, thesaret arkeologjike që gjenden në Turqinë dhe Greqinë e lashtë dhe bukuritë e Italisë së Jugut. Të gjitha këto perla të Evropës mund ti gjeni në një vend të vetëm, Shqipëri, një rikthim në kohët kur Evropa ishte e virgjër dhe kushtonte pak, shkruan New York Times. Sipas gazetës zhvillimet e mëparshme kërcënonin rikthimin e këtij bregdeti në vitet pas komunizmit, por qeveria e re që erdhi në pushtet në shtator të 2013-ës premtoi ta kthejë në identitet.

Linku i shkrimit:

http://www.nytimes.com/interactive/2014/01/10/travel/2014-places-to-go.html?smid=tw-nytimes&_r=2

Share This Article
3 Comments
  • Mos filloni perseri me gjepura qe nuk i hante njeri ne kohen e monizmit kur S.Lazeri na solli çmimin e vendit te pare per ushqim,e me pas me karagjozlleqet e satrapit Sali qe ne renditemi pas Gjermanise e vendeve me te zhvilluar ne bote.Mos u beni qesharak kur permendni bregdetin me te bukur duke zene vendin e katert!ka ikur koha e idiotesirave te tilla se tashme nuk ka shqipetare qe mos te kete pare bregdetet e fqinjeve e te arrish ne konkluzion se shqiperia me bunkieret(pallatet alla Basha)kane zbritur deri ne breg te detit!Ata qe bejne keto komplimenta gjatiu e kane mendjen ,lexoni me vemendje se ku u rreh atyre tek thesaret arkeologjike,tek ato qe nisen po nuk e perfunduan ne Butrint qe germonin naten e benin komplimenta diten,tek ato qe pas germimeve vetem gropat na lane e nuk na thane se ç’fare gjeten.Ndaj lerini deklaratat qe mjaftone te kene siglen e NY e ne te rrezojme edhe qeveri per kete mioperi.A thua se tani u konstatua kjo bukuri apo perpara e kishin lejen ne xhep e sishte nevoja per reklame te tille !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *