Turne ballkanik (pa Shqipërinë) i princit Charles, vizitë në Kosovë

Alqi Kociko

 

Në turneun ballkanik që nis sot, princi britanik Charles dhe gruaja e tij Camilla Parker Bowles do të vizitojnë për gjashtë ditë shtetet ish-jugosllave të Ballkanit, përfshirë Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën.

Në Kroaci, sot planifikohet pritja zyrtare e trashëgimtarit të fronit britanik nga presidentja e vendit, Kolinda Grabar-Kitarovic. Çifti mbretëror pastaj planifikon që ta vizitojë pjesën historike të qytetit, për të parë nga afër restaurimet e ndërtesave, të dëmtuara gjatë luftës së Kroacisë për pavarësi nga ish-Jugosllavia, të viteve 1991-1995. Më 15 mars, princi Charles dhe Camilla pritet ta vizitojnë qytetin Osijek, në lindje të Kroacisë.

Çifti mbretëror planifikon që ta vizitojë Beogradin më 16 dhe 17 mars, para vizitës në Mal të Zi, në Podgoricë, më 18 mars. Vizitat e këtij turneu ballkanik ata do t’i përmbyllin në Kosovë, më 19 mars.

Ky është turneu i tetë i Princit Charles në Ballkan, ndërsa për Camillen, kjo është vizita e saj e parë në këto shtete. Çifti mbretëror e kishin vizituar Bosnjë dhe Hercegovinën, së bashku, në mars të vitit 2007.

Share This Article
2 Comments
  • E te mendosh qe Rama ka keshilltar Tony Blair!!! E shkreta rilindje ku eshte katandisur me gjithe milionat e eurove qe iu paguan nepermjet koncesioneve dhe studios se avokatise se te shoqes rezultati eshte nje vrime ne uje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *