Pa tjetër që jo vetëm politikisht dhe ekonomikisht, por edhe moralisht do të na duhet të presim situata tepër të rënda. Kush e dirigjon këtë film pa zë? Pasiviteti shtetëror ndaj rastit të zhdukjes të biznesmenit Remzi Hoxha, e cila me plot atdhedashuri ngrihet në faqet e “Ditës”, nëpërmjet djalit të tij fisnik e besnik, jo vetëm të ngjeth me idiferentizmin e tmerrshëm, por të duket sikur dëgjon nga do kërkëllimën e kockave të mijra viktimave, të ikur si pasojë e politikës të poshtër të një shteti që qeverisi për të poshtëruar popullin e vet. Pas këtij “trilli” tragjik, mungesës totale të interesit shtetëror për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, shumë gjëra duhet të ndodhin.
Së pari, asnjë të mos e gënjejë mëndja se do të gjykohet ndonjëherë qeverisja kriminale e Sali Berishës, apo se drejtësija e “shqu(y)ar” shqiptare do të arrij të kapërxej pragun e gjykimit vrastar. Jo! Shoqërija jonë e sklerotizuar do të vazhdojë të meret me krimet e Enver Hoxhës dhe me në krye disa provokator e demagogë të pështirë, që vetëtitullohen të persekutuar, do të vazhdojë të llomotisë mbi rëndësinë e luftës kundër komunizmit. Nuk do të kenë të mbaruar diskutimet lidhur me mënyrën e hapjes të dosjeve të krimeve të këtij sistemi, si do të amballazhohen, me kapakë ngjyrë blu apo kuq e zi, do të lexohen arabisht nga fundi në fillim apo si. Stërnipër të nderuar të gjyshit, do të vazhdojnë të bëjnë presion për të zbuluar të “vërtetën” e pushkatimit të stërgjyshit “patriot” e të paharruar nga ana e “qarkorit të partisë”, nën drejtimin e të cilit trupat SS të gjermanëve, këtyre pararendësve të rendit që po ndërtojmë sot, pushkatonin në prag të shtëpive e në mes të natës simpatizantët e komunistëve.
Të rinjtë do të vazhdojnë të dëgjojnë se si Zogu (jo ai i kronikave rozë), “naltmadhënija e tij”, arriti të bënte aktin më “sublim” që mund të bëhej, ta linte të lirë popullin e vet, ditën kur ai u “çlirua” nga fashistët “demokrat” italjan, të cilët veç të tjerash bashkë me aleatët e tyre “lanë edhe litarin jashtë” dhe kastile nuk e fiksuan datën e “pushtimit” të vëndit nga komunistët në 28 apo 29 nëntor… E ç’nuk do të vazhdojë të dëgjohet e të tregohet më tej!?
Vetëm për këto 25 vitet e fundit nuk do të flitet edhe 25 vite të tjera. Sepse ende nuk është përcaktuar se ç’vite kanë qënë. Demokraci apo diktaturë. Liri apo skllavëri. Zhvillim apo prapambetje. Kulturë apo injorancë. Mbi 6 apo 7 mijë veta është numuri i viktimave të vrara e të ikura si qeni në vreshtë. Diku për hasmëri, diku për grabitje, diku për përdhunim, diku për konkurencë, por asnjëherë për nder e për atdhe. Me mijra të tjerë u hodhën e u lanë në mes të rrugës, pa pronë, pa shtëpi e katandi. Me dhjetra mijra të tjerë u persekutuan duke ju hequr edhe mundësinë më minimale të jetesës në emër të persekutimit të kaluar. Në vënd që “zjarri” i shndërimit të sistemit të vihej në shërbim të energjive shoqërore, ju vu shkollave, universiteteve e institucioneve shkencore, u bë shkrumb çdo gjë që vinte era progres e kulturë. Dreq o punë se ç’katastrofë qe ky fati i vëndit tonë!
Zbulimi i eshtrave të të ndjerit Remzi Hoxha, nuk është më enigmë. Enigmë është arsyeja se pse ende ngurohet zbulimi i tyre, pse ende kur janë gjallë krejt ata që kanë marë pjesë në gati ekzekutimin e tij, nuk kërkohet të dalë e vërteta e këtij krimi shtetëror. Dihet që Remzi Hoxha është zhdukur nga SHIK-u i Sali Berishës. Dihet që torturuesi deri në vdekje dhe ai që e zhduku trupin e tij është Ilir Kumbaro. Dihet që në krye të këtij aksioni ka qënë ish kryetari i kësaj Gestapoje shqiptare Bashkim Gazidede. Dihet që ky aksion është kryer me porosi të Sali Berishës. Dihet se i ndjeri Remzi Hoxha ka qënë rastësisht dëshmitar i dy ngjarjeve që rëndonin në kurriz të popullit shqiptar të Kosovës, takimi fshehtë i Gazidedes me Arkanin dhe ai i Milosheviçit me Berishën. Po pse atëhere?
Natyrisht që ka një “kleçkë”. Një “kleçkë” që fillon në Tiranë e përfundon në Londër, aty ku mbrohet haptas një kriminel, veprimtarija e të cilit nuk duhet të jetë aq “naive” sa të konsderohet një veprim individual me pasojat e një “persekutimi politik” të mundshëm. Jemi plot 20 vite më parë, pikërisht atëhere kur nëpër skutat e shtabeve të saj nuk diskutohej e ardhmja e shqiptarëve por e ardhmja e Serbisë. Ёshtë koha kur nga poliqëndrat e Europës përkrahej e mbështetej Milosheviçi, i cili konsiderohej si faktori kryesor i paqes në Ballkan, kur gati do të propozohej për “Nobel”-in e saj.
Ёshtë koha kur ky kryegangster, për të justifikuar rolin e “paqeprurësit” merte përsipër bisedat “paqësore” me ata që ai i konsideronte protogonist, më të rëndësishëm nga të gjithë sigurisht që kishte Presidentin e Shqipërisë, të cilit i ngarkoi fillimisht dy detyra, atë të asgjësimit të çfardolloj qelize të UÇK-së, që kishin filluar organizimin, si dhe përgatitjen për furnizimin, së pari me karburant të njësive militare e paramilitare sërbe që përgatiteshin për “sulmin e madh”, atë të spastrimit përfundimtar të shqiptarëve nga “djepi” i Serbisë. E padiskutim që gjithçka që është bërë, protokolluar, planifikuar dhe programuar, ka lënë gjurmë, të cilat absolutisht nuk duhej të ekspozoheshin apo aq më tepër të demaskoheshin. Në errësirë gjithçka. A nuk u dogj Troja natën?
I ndjeri Remzi Hoxha nuk është torturuar për të treguar atë që dinte, por pikërisht për t’u zhdukur. Sepse çfarë do të tregonte? Atë që ai dinte, kriminelët e tij e dinin më mirë, ata ishin autorë. E në këtë rast torturuesi kthehet në “monument, që mbrohet nga shteti. Vetëm të jesh idjot e të të mos shkoj mëndja te këto dyshime, apo më mirë te këto definicione. Dhe ne e dimë fare mirë se si është trajtuar shteti e vëndi ynë 3-4 vite pas shtyrjes të shqiptarëve nga ana e një armate të tërë spiunësh diplomatik nëpër vaporët e turpit të vëndit të tyre, tamam atëhere kur në krye të tij ishte ai që mori pjesë në projektin e degjenerimit teritorial të këtij vëndi dhe shuarjes përfundimtare të dosjes të Kosovës, të këtij vëndi prej ku buron besa dhe nderi i shqiptarëve.
Qeveria e sotme bën sikur kërkon drejtësi, e ne qytetarët bëjmë sikur e besojmë. Por në fakt ne e dime se ajo nuk ka këllqe. Ajo kurrë nuk ka për ta cënuar ish kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse ai është garancia e saj. Ai vjen nga labirinthet e vitit 1913, nga qilaret e diplomacisë të përcaktimit të fateve të popujve nga oligarkija financiare e bosëve të saj, një prej qëndrave të të cilëve është edhe Beogradi i Milosheviçit të djeshëm dhe i Vuçiçit të sotëm. Por, të paktën edhe në këtë rast, qeveria jonë le të luaj edhe si herë tjetër rolin e institucionit që gjoja lufton për drejtësi sociale dhe ta mari kurajon e ta qetësojë Ardianin, djalin shqipe të Remzi Hoxhës, e pasi ta ngushëlloj me ndonjë titull presidencial, t’ja shpreh në ndonjë farë forme të vërtetën, që ajo ka vite që e di.
Ka 20 vite që ky fëmijë dje e sot burrë, kërkon minimalen që kërkon një njeri në jetë, atë që i ka bërë kokën, babën, simbolin e familjes, të ardhmen dinjitoze të fëmijëve të vet. Ka mbi 2 vjet që ja keni premtuar Ardianit angazhimin tuaj zoti kryeministër. Gjeje mënyrën dhe jepja atë që të kërkon, në mos kockat, kujtimin e amëshuar të babës të vet. Ke patur vetë një babë të mrekullueshëm e kujtimi i tij duhet të të bëj të të ngjethen mishtë. Lëviz, shkoi në ndihmë një krijese fisnike. Nuk ka turp më të madh se ky indiferentizëm.

Politikanet nuk kane turp.Sot Horri ka harruar premtimet.Ne pallatin e sulltan horrit merret vendime te rendesishme nen tingujt e muzikes dhe kercimin e balerinave.Si ti bejme varrin me te thelle ketij populli te pagdhendur.Dhe ketu nuk behet fjale per nje Remzi por per nje popull qe ecen I vdekur dhe voton per vdekjen.
Gogoli Enver na ben te harrojme keta kriminele e hajdut.Spiunet e fshatit do na argetojne ca kohe dhe do harrojme se kemi shokun Pali me shoqen Lenke nje krye te vendit.
‘Dy hapa para,dy hapa mbrapa,
me kambe te zbathun,
me zemer te plasun,
dy hapa djathtas,dy hapa majtas,
me floke te thime,
me ndjesi te ngrime.
(Dikur,
kur gjite e saj me kreni
shperthejshin n’arome,
kur ish e njome—
atehere e dashurojshin shume zotni.
E sot?)MIGJENI
Pyetja autorit te ketij shkrimi sa te rraalle aqe edhe ‘brilant’:Kujt i drejtohesh me kete mesazh manfest pas 25 vjet ‘shprehje gjeografike:
-Kujslingeve qeverritare te djeshem,atyre te sotem apo ‘Jakomoneve’ Arvizinj!?
-Kur perdor nocionin shtet ke parasysh NISHANIN?
-Kur flet per qUrravi a e ke te qarte o NJERI se ato 25 vjet jane ‘pjelle’ e nje parlaMenopauze te leshit te Topallit qe nuk perfaqesojne popullin shqipetar por krimin korrupsionin antishqipetarizmin dhe shqipetaret edhe ajo pakice kur voton TA QI —ne parlament NJE ÇEREK SHEKULLI I DEL SI FANTAZEM SALISJANI —KA QI, KA QI, KA QI—-
Per 25 vjet populli shqiptar u perdor si KAVIE EKSPERIMENTALE nga reaksioni antishqiptar dhe perendimi”demokratik”!
Te gjitha premtime e bera nga nderkombetaret ne 90-ten ishin vetem MASHTRIM!!
Ata e shihnin Sali Berishen qe po i punonte “QINDIN” popullit shqiptar dhe heshten!
Perendimi e ka nxitur dje dhe sot kryekriminelin Sali Berisha per te shkaterruar Shqiperine dhe pas qindra KRIMEVE te bera nga ai bejne sikur nuk dine gje!!
Objektivi i PERENDIMIT ishte vetem RREZIMI I SOCIALIZMIT dhe jo SHPETIMI I POPULLIT SHQIPTAR NGA FUKARALLEKU DHE MUNGESA E DEMOKRACISE!!!
Kjo eshte arsyeja pse shqiptaret sot KERKOJNE ENVER HOXHEN se po jetojne ne nje shtet qe qytetaret e vet i trajton si SKLLEVER!
Edhe Edi Rama eshte jenicer i perendimit dhe ndonese hiqet sikur do vendose DREJTESINE NE VEND,ne fakt nje …VRIME NE UJE ka per te bere!!!
SHQIPTARET T’I HARROJNE TE MIRAT QE U DHA SOCIALIZMI SE KURRE NUK KANE PER T’I PARE ME SY!!!
Sot po provojme ne kurriz se NJERIU PER NJERIUN ESHTE UJK!
KY ESHTE KAITALIZMI e jo propaganda fasllco per LIRI E DEMOKRACI!!!
Te lumte qe ke shkruajtur kete artikull ,Saliu te qane diten e te vrete naten pokush tregon se kushe e ka vrare ai te vrete ,por kete e ka bere ilir kumbaro me ate veriorin e sales kol gjinaj si e ka emrin se vetem ata e bejne kete torture,pastaj iliri shiks i enverit dhe saliu komunist i enverit qe te dy kriminela dhe benekete veprim.I beje thjerje te djalit te te ndjerit remzi te kete kujdes se sala sote te bene aksident dhe neser te mere jeten.Po nuke e kuptoj si nuk del nje Vojo Kushe qe ta vrase dhe te shpetoj dhe populli
Djali i Remzi Hoxhes i kerkon Kryeministrit te jete ne mision kombetar,
ashtu sic e kerkojne familjaret dhe jetimet e viktimave te 21 Janarit, qe dhane jeten per te zbrapsur nje palo fshatar qe mendonte se me terror policor do i nenshtronte pergjithmone shqiptaret. Familjaret e viktimave te Gerdecit, mbushin listen e gjate te atyre qe kerkojne nje Kryeminister qe mban premtimet, por Kryeministri yne z,bzan.
Eshte i zene, me tema ku e ku me te rendesishme se jeta e atyre te vrare nga dora e shtetit ame. Ne njerin krah Ilir Meten, ne tjetrin Idrizin,,,,,ku mund te kesh kohe te merresh me ato vrasje, qe “rastesisht” e sollen ne karriken e Kryeministrit?
Remzi Hoxha, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda,Aleks Nika,,,,,,,,,eshte vetem maja e ajsbergut te asaj listes se gjate me shqiptaret qe humben jeten, sepse dhenduri i Serbise, ndjehej “i kercenuar”.
Vazhdo estraden personale me Saliun ne kuvend, Z.Kryeminister. Djali i Remzi Hoxhes le te prese deri te behet reforma e reformes se reformes. Le te prese deri te ngordhe Ilir Kumbaro dhe ai plaku i vilave ne Gjirin e Lalzit. Do ta rilindim Shqiperine, Z.Rama,,,,do ta bejme lule permbi lule.
Kur te mos jene me, ata qe dhane urdher dhe ata qe torturuan te ndjerin per vdekje,,,,do fillojme procesin e HAPJES SE DOSJES, njelloj sic i hapem ato dosjet e ish sigurimit te shtetit.
Z.Kryeminister. Sa mire do ishte, sikur shqiptaret te kishin nje qeveri dhe nje Kryeminister qe punon per te miren e tyre?
Remzi Hoxha ka lene pas nje djale, qe misheron virtytet e atyre shqiptareve, qe nuk i kemi me shumice sot. Ai do ishte krenar per ate djale sot.
Eshte virtyti i beses se shqiptarit, i respektit dhe i dashurise per prindin, i detyrimit moral per te mos u ndalur kurre, ne rrugen e luftes per dinjitet.
Z.Kryeminister. Ju mund ti prini ne bese shqiptaret dhe te mos plotesoni asgje nga ato qe premtuat. Kjo eshte zgjedhja juaj. Ne shqiptaret, nuk ua dhame voten per kete.
Apo duhet te ndjehemi “te fituar”, qe dhame vetem voten dhe jo jeten, per karriken tuaj?