Turp të kini-more trima, që dhatë jetën për Atdhe!

Leda Hysa

Ju kish lindur nêna,

për një Botë të Re,

turp të kini-more trima,

që ratë për Atdhe!

 

Ra në luftën çlirimtare,

lulja e rinisë,

turp të kini që lirinë,

i dhatë Shqipërisë!

 

Herë me bukë e herë pa bukë,

mbetët nëpër male,

turp të kini që në zëmër,

kishit ideale!

 

Ju thirri zëri i Atdheut,

në vijën e parë,

pse s’u bëtë bashkëpunëtorë,

edhe tradhëtarë?!

 

Turp të kini që armikun,

kudo e luftuat,

edhe faqen më të ndritur,

në histori shkruat!

 

Turp të kini që s’u bëtë,

laro dhe ballistë,

po luftuat gjer në fund,

si antifashistë?!

 

Ne ju dinim se ju kishim,

yjet e lirisë,

po ju partizanët ishit,

turpi Shqipërisë!

 

Pse s’ndenjët me Mit’hat Frashrin,

në “Dajt” e “Kursal”,

dhe ndonjëherë për piknik,

shkonit  dhe në mal!

 

Turp t’ju vijë që derdhët gjakun,

dhe sollët çlirimin,

dhe rreshtuat Shqipërinë,

veç me Perëndimin!

 

Turp t’ju vijë që mbi fashizmin,

dolët fitimtarë,

dhe e mbuluat me turp,

popullin shqiptar!

 

Pse s’u bëtë si ç’u bënë,

ballisto-zogistët,

dhe vrisnit-tok me armikun,

gjithë idealistêt!

 

Pse s’u bashkuat me hasmin,

kundër Shqipërisë,

si ç’bënë që në fillim,

armiqtë e lirisë?!

 

Tani le ta lëmë sarkazmën,

bëhemi realë,

ju na nderuat Vatanin,

s’u bëtë bukëshkalë!

 

Nuse dhe dhëndurë lirie,

u bëtë në altar,

si vello mbani mbi krye,

flamurin shqiptar!

 

Ju mbetët në jetë të jetëve,

si male krenarë,

por as malet s’na mjaftojnë,

t’ju ngremë lapidarë!

 

Po me “Rilindjen” gjakshprishur,

keq na vajti halli,

Rama me ca kuislingë,

kriminelë ju shpalli!

 

Ndaj unë sot nga zemërimi,

ziej si vullkani,

se më rrjedh nëpër damarë,

veç gjak partizani!

 

Ndonjë thotë-që s’ishte Rama,

që bëri listimin,

por ai-me Mit’hat Frashrin,

u dha frymëzimin!

 

Fashizmi ende s’ka cofur,

ende ka plot hale,

instituti mavro Tufës,

kazan me fekale!

 

Këta janë në të vërtetë,

turp i Shqipërisë,

çdo gjë që prekin me dorë,

pisat bëjnë pis!

 

Turpin e “Rilindjes” sonë,

ky Planet s’e nxë,

nuk shkoi lista në seancë,

por dëmi u bë!

 

Jo se atë e largoi,

një tjetër muzikë,

po nga votë e Edi Ramës,

“shokët” patën frikê!

 

Asnjë çast s’ka reaguar,

ju e dini mirë,

ndaj kishte për ta votuar,

atë listë të ndyrë!

 

S’reaguan Meta-Basha,

çeta LSI-ste,

se e thamë që ende ka,

plot mbetje fashiste!

 

Çfarë t’u them si përfundim,

gjithë puthadorëve,

ah-ju zëntë si mallkim,

gjaku i dëshmorêve!

 

Arben Duka

Share This Article
15 Comments
  • Konti Ciano shkruante:” ne 7 Prill 1939 Shqiperia u perdhunua si nje trup pa narkoze”. Pas tyre vjetesh, 70 mije partizane ” perdhunuan”, ushtrine italiane si nje trup pa narkoze. Eshte madheshtore ajo lufte fitimtare.

  • Ngrihuni o deshmore nje cike,
    qe te shihni sot poshtersite,
    mos kerkoni komandant/komisare,
    ato Enveri te gjithe ju a ka vrare,
    vrare por dhe perdhosur,
    si Armiq Populli damkosur,
    mos kerkoni kot Mehmet,
    ate Enveri e beri Poliagjent,
    mos shikoni per Beqo, Hito e Petrit,
    ato Enveri i qeroi ne nje dite,
    me shume partizane se HITLERI,
    vrau pas lufte bythac Enveri,
    fashizmi i vriste dhe i varroste,
    Enveri i qeronte dhe i perdhoste,
    nuk mbeti komandant e komisar,
    pa marre ne ball vulen Tradhetar,
    lufta juaj ore deshmore te mjere,
    nga Enveri krejt eshte dhjere,
    se e ka mbush ate luft me tradhetar,
    sa gjith historia e popullit shqiptar,
    ajo lufta juaj ore deshmore te shkret,
    nga Enver glasa u perdhos krejt,
    Brigada Pare e Dyte e Tret etjere..
    me komandante si armiq te dhjere.
    sikur ju nga lufta te kishit shpetuar,
    Enveri si Armiq do ju kish pushkatuar.

  • Turp tè kene ata qe duan tè mohojne, LANC tè Popullit Shqiptar, jo ata qe luftuan e rane per Atdheun. Turp tè kete edvini rilindjes mavi, kalocerit, tuferat, myftarjat, e compania bella. PKSH, FNC, e reshtuan ne anen e drejte tè historise, né L2B Shqiperine, dhe shumicen dermuse tè Popullit Shqiptar. Lavdi Deshmorve, dhe Heronjve tè LANC.

    • Nuk i behet vone Rames se i thone “TURP”!
      Rama eshte njeri qe ka rrembyer sundimin ne PS jo per ta ndricuar ate,por per ta SHKATERRUAR sic edhe e ka bere faktikisht!
      Tani rruga e vetme per te gjithe ata qe Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare eshte e SHENJTE eshte qe ne votimet e ardheshme te mos votoje ASNJE per partine balliste te Edi Rames!
      Kush mendon se PS-ja eshte ajo e fillimit GABOHET rende dhe me siguri qe eshte bere per TAGJI!
      Deri sa te dalin njerez te afte,te zgjuar,atdhetare qe te demaskojne Ramen dhe poshtersite e tij ANTISHQIPTARE ne PS dhe qeveri,familjarisht nuk do votoj per PS-ne,se ajo nuk perfaqeson per mua idealet e LANC-it per te cilat dha jeten babai dhe xhaxhai im!
      Per mua Rama eshte ARMIKU i LANC-it,pra edhe i fare fisit tim!
      Sa me shpejt ta kuptojne kete menxyre njerezit e urte ne PS aq me mire per ate parti te gjunjezuar nga nje halabak me fjalor rrugaci,por aq me mire edhe per Shqiperine!
      Socialiste,zgjohuni nga gjumi se po ju ha se gjalli ballisti Rama!
      Nuk jeni ne enderr,por realitet!

  • LIRIA QE I DHANE SHQYPNISE VAMPIRAT E ENVERIT
    SOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE SI MALLKIM I FERRIT
    SHQYPNINE E BERI SI NJE AUSCHWITZ TE HITLERIT
    VRAU INTELEKTUALET E HODHI VIRUSIN E DERRIT
    QE MBUSHI VATANIN ME BUNKERE IDIOTE DHE TOLLONA
    FALIMENTOI EKONOMINE DHE SHTETIN DERI NE DITET TONA
    KUSH KAZAN ESHTE ME FEKALE O PUSHT BEJTEXHI
    QE HEDH PAPUSHIM JASHTEQITJE ENVERISTE SI DITEZI?

  • O ITELEKTILESH ti je perdhunu per 50 vjet si qen bir qeni qe ke qen , mos u ngacmo me kto pun , ste dhjet e ste nigjo njeri ty o bole , ty ta ka qir kurven ai sistem siç e ke meritu se ke qen brez mas brezi antishqiptar , dhe antishqiptaret kan prejardhje nga jashtqitja kti
    kombi , RRESPEKTE zoti ARBEN DUKA HOMERI poezis SHQIPTARE dhe patriot i pa vdekshem.

  • Revolta e Poetit Duka,,qe zgjon ndjenjat e krenaris Kombetare , si dikur “Zgalemi “i Maksim Gorkit qe ngriti Ruset ne Rrevolucion!
    Pergezime potit rrevolucionar!–Fatmir Xhamallati

  • Beni gjithca filloi si loje qe ju lejua keti renegati neoballistit te felliqur Edi Mit’tat Rames nga PS duke vendosur tumorin e Ridhjeries ne trupin e saj. Duke filluar nga ndrimin e simbolit dhe ngjyren e flamurit nga ate te kuqe ne ping si vetja e tij deri tek reabilitimi i babait te tij shpirteror Mit’tat duke mohuar te atin biologjik dhe akuzuar deri ne apsurditet. Nga nje psikopat i certefeikuar nuk mund te presesh asgje të mire vetem felliqesira derisa PS dhe antaresia e saj te ndergjegjesohet e te zgjohet nga gjumi letargjik qe ka rene. Si dhe te shkulen nga renjet kete tumor që ka zaptuar PS dhe te majten shqipetare.

  • KUR BENE VEPRIME TE PA MENDUEME ME LINJEN E POPULLIT,JU EDI RAMA MENDONI QE DO ZGJAS ME E SHUMTA 3 DITE.POR JO TI KE GODITUR ATJE KU POPULLIT I DHEMB SHUME DHE NUK HARROHET PER 3 DITE DHE AS KURRE.U BENE 2 RASTE ZOTRI ,E PARA KUR NE GJOKS SHKRUAJE PARULLEN ANTI ANTI,E DYTA ESHTE REABILITIMI I KOLABRIOCIONISTIT ME DAMKE MITHAT FRASHERI.SA NUK ASH The E VONE MENDOHU MIRE SE MOSE BENE DHE NDONJE TE TRETE SE I KE QEJF KONTRAPEDALIMIN.POR NE SE DO KETE AUTOKRITIKE BINDESE DHE NDONJE HYNER TJATER ,AJO THIRRJA E BERE MA LARTE NUK DO JETE E VETEME POR DO TE PASOHET NGA POPULLI DHE ATA QE KE RROTULL DO JENE TE DETYRUAR TE BEJNE MOCION MOSBESIMI. BARDI

  • Se dhanë jeten eshte ndere po per ate qe i bene kti populli ta ken per turp 90%e tyre.Pjesa ma e madhe jan vrar ne mes shqiptaresh ose i likujdoj komunizmi.28000 Eshte numri sipas komunisteve po ne letra 6300 jan realisht.

  • Pirdh Bedri Islami Pirdh.
    Haram këtij Edi Ramës që nuk të bëri ty Ministër të Patriotizmit të pastër. Edhe të kish dhënë një pagë ministri.

  • Jo or fanatikub i mjere i sigurimit ,askush nuk e mohoj luften edrejte clirimtare te shume eshume trimave idealista qe luftuan dhe dhane jeten per liri shume te rinj e te reja qe shpresuanin se do te hanin me lugen e floririt por qe u zhdenjyen dhe perfunduan te racionet e trisketimet bile shume prej tyre edhe u eleminuan nga vete ata qe i zhgenjyen e keta nuk jane me teper se e 294 pjese e te gjithe atyre qe bene luften e drejte Per keta pra 1 te 294 pjese qe perfituan nga idealizma per te ndertuar pushtetin e tyre gjakatar si tipat e Dushan Mugoshes,Miladin Popovicit,Koci Xoxes e disa te tjereve qe vete idili yt qe i thur per dite ditirambe i ka cilesuar kriminele por qe sic ka dale nga historia e vertete edhe vete ai kreu krime apo urdheroj te kryeshin krime me plumb pas koke jo vetem te gjoja armiqeve por edhe te miqeve e shokeve te tij.Pikerish per keto 1 te 294 luftetaret qe kishin synim vetem pushtetin te cilen e zaptuan edhe mbi gjakun e shume partizaneve e shume trimave te vertete qe nuk i mohon kush Ti o poet fanatik te ushqejne me droge e te dergojne zarfin me lek si dikur kur ti dergonin ustallaret e sigurimi te shtetit dhe sot te fryejne e cfryejne per te share e fyer me ato bejtet e tua pa kripe kunder vellezerve shqiptare edhe pse kane mendim ndrushe e duan te nxjerrin te verteten ne drite per t e mos u perseriten me ata krime te pa nevojeshme Ulu me kembe ne toke o fanatik se nji jete ka dhe mos mbill percarje ne mes shqiptareve se boll kemi hequr.

  • Nji nga shpifjet me te nevriteshme pas viteve “90 ishte ajo e Arshi Pipes per Enver Hoxhen !Arshi Pipa nuk ja doli Enver Hoxhes qe ta munde ne fushen politike dhe pasi u arratis filloi fushaten e shpifjeve ndaj tij nga jashte vendit!Kjo fushate shpifjes u pasua nga idhtaret e Arshi Pipes brenda e jashte vendit edhe mbas vdekjes se tij dhe te vet Enver Hoxhes ;Ato vazhdojne edhe sot me me egersi nga grupet Neonaziste e Neofashiste jo vetem ndaj Enver Hoxhes por keto sulme sot perfshijne periudhen e Luftes Nac.Cl. Partizaneve qe e kurorezuan kete lufte me fitore mbi pushtusin e bashkepuntoreve te tyre si dhe udhehqesve te kesaj lufte e deri tek heronjt e deshmoret e kesaj lufte heroike!Eshte rast i papare dhe i padegjuar ne historine boterore qe te mundurit te kthen ne pushtet dhe te etiketpjne fitimtaret si kriminel lufte!Ne vend qe te kerkojne falje ballistozogistet jane hedhur ne sulm.Nderpriteni kete cmenduri Shqiptare
    qe po shpallen Heronjt e luftes kriminele dhe
    krimuneleve te luftes po u ndertojne piedestalet e monumenteve ! A do ta lejoje ky popull qe doli fitimtar nga nji lufte gati pesevjecare ndaj nji armiku te pabarabarte qe te gjykohet sot nga pjella te atyre qe e humben luften!?

  • Nji nga shpifjet me te nevriteshme pas viteve “90 ishte ajo e Arshi Pipes per Enver Hoxhen !Arshi Pipa nuk ja doli Enver Hoxhes qe ta munde ne fushen politike dhe pasi u arratis filloi fushaten e shpifjeve ndaj tij nga jashte vendit!Kjo fushate shpifjes u pasua nga idhtaret e Arshi Pipes brenda e jashte vendit edhe mbas vdekjes se tij dhe te vet Enver Hoxhes ;Ato vazhdojne edhe sot me me egersi nga grupet Neonaziste e Neofashiste jo vetem ndaj Enver Hoxhes por keto sulme sot perfshijne periudhen e Luftes Nac.Cl. Partizaneve qe e kurorezuan kete lufte me fitore mbi pushtusin e bashkepuntoreve te tyre si dhe udhehqesve te kesaj lufte e deri tek heronjt e deshmoret e kesaj lufte heroike!Eshte rast i papare dhe i padegjuar ne historine boterore qe te mundurit te ktheehn ne pushtet dhe te etiketpjne fitimtaret si kriminel lufte!Ne vend qe te kerkojne falje ballistozogistet jane hedhur ne sulm.Nderpriteni kete cmenduri Shqiptare qe po shpallen Heronjt e luftes kriminele dhe krimuneleve te luftes po u ndertojne piedestalet e monumenteve ! A do ta lejoje ky popull qe doli fitimtar nga nji lufte gati pesevjecare ndaj nji armiku te pabarabarte qe te gjykohet sot nga pjella te atyre qe e humben luften!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *