Sporti në Shqipëri gjithnjë ka vuajtur mentalitetin e gabuar të të bërit sport, jo nga ata që stërviten çdo ditë në një fushë të blertë apo pallat sporti, por nga ata që duan të bëjnë politikat e tij. Kjo krizë për të patur vizionin e duhur ka sjellë edhe gjendjen aktuale. Dhe, për fat të keq, edhe sot pas 24 vitesh demokraci, shikon e dëgjon sërish të njëjtët demagogë të paaftë që flasin e ngatërrojnë politikën me sportin.
I tillë është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, që çuditërisht, në sy të të gjithë shqiptarëve, përdori fjalët më fyese për sportin dhe kërkoi ta fusë atë në qorrsokakun e politikës, që nuk ka bërë asgjë të hajrit për sportin. Z.Basha, deklarata juaj për 400 mësuesit e rinj të fiskulturës ishte e rëndë për këdo që merret, që ka bërë apo ka dëshirën për të ushtruar sport në të ardhmen. Ju vetë jeni marrë me sport, por, me sa duket, keni harruar që mbi kokë keni patur një trajner, që ka qenë edhe mësues fiskulture. Një njeri që është përpjekur t’ju edukojë me frymën sportive, por që ju me sa duket nuk ia keni vënë veshin, përderisa fyeni mësuesin e fiskulturës, fyeni atë mësues që ju ka stërvitur.
Z.Basha, 400 mësues të rinj fiskulture nuk janë 400 vende të reja pune, por janë 400 mësues që do të edukojnë një brez të ri se si të merren me sport; si t’i largohen rrugës e veseve të këqija dhe t’i drejtojnë të rinjtë drejt aktiviteteve sportive. Janë 400 mësues fiskulture që do të mbajnë hapur palestrat e shkollave pas orës së mësimit, në një kohë që ju e Partia juaj i keni mbyllur ato. Janë 400 edukatorë, njerëz për të cilët Shqipëria sot ka nevojë, për të edukuar me frymën e “fair play” dhe edukatës sportive. Është pikërisht ky modeli europian i sportit që ne duam të adaptojmë, ku këta 400 mësues fiskulture të jenë edukatorë të brezit të ri.
Por ju këtë gjë nuk e kuptoni dhe haptazi fyeni rëndë këta mësues, ata prindër e të rinj që sot merren me një aktivitet sportiv. Ju ende nuk kuptoni rëndësinë që ka sot për rininë të merret me sport, një mënyrë e mirë për të formuar karakterin e tyre dhe për t’i larguar ata nga droga, dhuna, kazinotë etj. Po z.Basha, sot sporti është një problem që duhet të na prekë në zemër të gjithëve, jut ë parit, që duhet të bëni opozitë për zhvillimin e sportit e ju të lini bosh karriget në Parlament e më pas të çoni fëmijët tuaj në fusha sporti sikur s’ka ndodhur gjë.
Ndoshta ju z.Basha mendoni për sportin ashtu siç keni bërë me Bashkinë e Tiranës, ku e keni çuar sportin në nivelet më të ulta, si në futboll ashtu dhe në shumësportësh. Modeli juaj anti-sport u pa kur ndërruat trajnerët në çdo sport sapo erdhët në krye të Bashkisë, duke i parë ata trajnerë si të punësuar e frymën politike e jo si edukatorë sporti. Kjo erdhi falë vizionit tuaj dritshkurtër.
Turp për ju z.Basha që fyeni mësuesit e fiskulturës, turp për vizionin tuaj negativ që keni për sportin, që ashtu si paraardhësit tuaj duan ta ngatërrojnë atë me politikën dhe nuk lënë kampionët e vërtetë të ecin përpara. Ju prisni dhe i nderoni kampionët e sportit, por më pas ndalni mësuesit e fiskulturës t’i nxjerrin ata talente nga bankat e shkollës.

Mos u merzit me Bashen!
Kur flet me koken e vet dhe s’lexon ato qe i shkruajne, keput kumbulla!
Beja hallall! Heren tjeter shko direkt tek Berisha dhe po s’qe mire ai, fol me Giten dhe do marresh vesh se çduhet te mendojne te gjithe demokratet per sportin.
Ne Partine Demokratike çdokush eshte i lire te mendoje si Sali Berisha, po fole me te e di se ç’mendojne te gjithe demokratet.
lol….
O Bezhani: Kur ka qene Shqiperia ma mire ne sporte pa qene kta 400 militanta qe do punesohen.Si u burri i dheut tregoheni frigacak apo servila ma teper.Apo si ne komunizem te ajo kanga.Kur flete Enveri [e] vendos po nga friga e servilizmi partia.Edhe ju mendoni se Rama eshte Enveri.
Keta do jene mesues fiskulture o trap jo trajniere skuadrash .Ne gjithe boten ne shkolla ka mesues fiskulture po ti nuk ke faj se ke pylli ku je rrit nuk kishte mesues po kafshe te egra
PO ME MARK TRAPIN MERESH AI VETEM DUKE KULLOTUR DHITE E DHENTE E QUAN FISKULTURE E SPORT NDERSA COBANE MESUES FISKULTURE . Lere te shkretin hyzmeqar te shekoje endren e tij neper shkrepa.
Po Basha nje cope dordolec eshte.
z. Viron. Ju jeni nje nga figurat me spikatese te sportit tone duke kaluar rinine tuaj neper tapete e palestra dhe vazhdoni edhe sot te kontribuoni per sportin. C’merreni me nje dallkauk dhe nje kukull vitrine prej dylli, qe e rrotullojne nga te duan te tjeret.
O zoti Vironi, Luli don bordellot e Holandes, ku ka sherbyer si dylber dhe tani po ashtu e ka bere dhe PD-ne (edhe ne bnordell behet fizkulture, por pa mwsues)
Me siguri paske ndonjeren tenden aty,nga qe e dine aq mire.
Z.Viron! Nuk ka pse tè ketè turp se ka ngrènè me buk pa lek turpin dhe kur vodhi pati turp?po kur vrau pati turp.?po kur u bè kryetar bashkie me vota tè vjedhura pati turp?pra z.Viron mos u merr me tè tillè monstra se as skuqen, as zverdhen,por kènaqen kur i zè me gojè.Llumi i kombit do larguar se merr erè po qèndroi nè vend.
Ty Mark Uk apo Mark UKU ,edhe me shqip Mark ujku , ju kam lexuar vazhdimizht ato komentet e tua . Per nxirje te realitetit e sidomos te periudhes komuniste ,ja kolon eshe Sali Besishes,pa Lul Bashe karabushin nuk e llogarit njeri ,pasi ai fjalet e Saliut perserit.
Persa I perket sportit ne komunzem ,e sidoms me femijet je me vite drite prapa. Ne skolla e shtepite e pionireve aktivizoheshin me mijera femije e te paisur me baze matrerjale e veshje sportive .Mos harro se kishim edhe ekipe zinxhire pran klubeve sportive ,me te gjitha llojet e sporteve, e keta qe drejtonin ishin mesues fiskulture qe zotrote nuk na I pelqeke. Ne qofte se nuk I di pyet pak e meso,po jo te pysen Sali Berishen. Po I dite e ben sikur nuk I di athere je prapa botes e do tna kthesh ne vitet e topit te leckes e kur luanim me me brekushe. Kete gje kerkoi te bente edhe Sali Berisha duke e shkaterruar sportin ne SHQIPERI. Eshte krenari marrja e 3 medaljeve te arit ne peshengritje ,po eshte fatkeqesi qe fushat sportive jane kthyer ne fusha dhune. Eshte krenari per medaljet e arit ,po jemi Krenar se ata trainer jane mesues fizkulture. Sa per servilizem,ti do te jesh nje koqe servili,madje servile pa tru. Kur fliste Enveri ,po ,po ngrihej ne kembe e tere SHQIPERIA DHE BENIN PUNE. Foli Enveri e u ngrit I madh e I vogel per rindertimin e vendit te shkaterruar nga lufta me okupatorin dhe tradhetaret e vendit. Pse thirri Enveri e u pergjegj partia e populli e filloi ndertimi I hekurudhave,tharja e kenetave, ndertimi I hidocentraleve, ngritja e shkollave e lufta kunder malarjes e turbekulozit. Pse beri thirrje Enveri e u ngrit ne kembe populli ,pa u luftuan sa e sa zakone prapanike sidomos ajo ne deskrititimin e femres,e cila shitej sa her I donte qefi babajt ,,,,, e te tjera . Po ju u kenaqe t kur ben thirrje SALIU shkaterrut jo vetem sportin ,po edhe historine e ketij populli .