Fundi i viteve ’80 do të shënonte edhe rënien e regjimeve më pretenduese dhe më zhgënjyese në historinë e njerëzimit. Ardhja e Gorbaçovit në krye të BS, ekzekutimi i N. Çausheskut me të shoqen në Rumani dhe rënia e Murit të Berlinit, që ndodhën brenda pak vitesh, dëshmuan qartë se regjimi komunist po shkonte drejt falimentimit. Në të vërtetë askush në botë nuk e kishte parë gjëkundi komunizmin. Ai kishte ekzistuar si ideal, si ëndërr, por jo si realitet. Miliona njerëz e kishin dëshiruar, por nuk kishin arritur ta shijonin. Në vend të tij njerëzimi kishte shijuar të ashtuquajturin “socializëm real” me pronë kolektive, me luftë klasash dhe pa bollëkun e premtuar material. Ideali për të cilin sakrifikuan edhe jetën e tyre miliona njerëz rezultoi një utopi. Askush prej atyre që kishin besuar sinqerisht dhe ishin përpjekur me shumë sakrifica për realizimin e këtij ideali nuk mund të qortohet, pa lëre më të ndëshkohet, sepse, siç thoshte Maks Fisher “Vetëm kafshët nuk kanë nevojë për utopi”. Turpi dhe ndëshkimi u përket vetëm atyre që abuzuan deri në krim nën pretekstin se po luftojnë për komunizëm, kurse në të vërtetë luftuan për përfitime dhe pushtet personal apo klanor. Një prej tyre e kemi sot në krye ët vendit dhe llomotit të njëjtat gjëra që na ka thënë 22 vjet më parë. Cfarë turpi për një shoqëri europiane të 2013-s të qeveriset akoma nga një dallkauk i viteve ’60.
Email nga adresa: [email protected]

ZOTERI NUK KA FAJ ALLDUPI FAJIN E KEMI NE ATA QE E NDJEKIN ATE JANE HALLDUPE TE GJITHE ATA QE NDJEKIN ATE JANE NJERES QE NUK HANE ARESYE ATA DUAN ANARSHINE ATA DUAN TE VJEDHIN ATA NUK E DUAN SE IDHULLI I TYRE NUK FITON DOT PA KETE LLUM TE KOMBIT TONE .KETA NA MBAJNEPENG EDHE NE AI VVEND KARENE NE DORE TE LIGUT NJRREZIT E NDERSHEM ME PRANINE EKTYE PLERAVE JANE TE DESTINUAR TE VUAJNE MJERE I NDERESHMI