Turpi i Feyenoordit dhe Serbisë, UEFA me dy standarde

redaktor

Dy standardet e Uefa-s. Asnjë ndëshkim për Feyenord, dënim maksimal për Shqipërinë për ndeshjen në Beograd me kuqezinjtë që humbën ndeshjen në tavolinë e Federatën Shqiptare që u ndëshkua edhe me një gjobë prej 100 mijë eurosh. Qeveria e futbollit evropian me qëndrimet e saj konfirmon se mban në xhep dy metra të ndryshëm gjykimi.

Të premten pas sfidës së Europa League mes Romës dhe Feyenord, Roma u zgjua e tronditur nga imazhet dhe bilanci i dëmeve që kishin shkaktuar tifozët huliganë të Feyenord, tifozë të dehur, policë të plagosur, njolla gjaku mbi trotuare dhe sheshet qendrore të pushtuara nga plehrat dhe të shkatërruara. Nuk ishte kursyer as Sheshi i Spanjës, një nga më të bukurit në botë ku huliganët kishin dëmtuar edhe shatërvanin kryesor të tij.

“Barbarët”! Ishte ky titulli domethënës i Gazzetta Dello Sport, por cili ishte dënimi i UEFA-s për Feynord. Asnjë, Organizimi evropian bëri të ditur se nuk do të ndërmarrë masa për klubin holandez pasi ngjarjet e dhunshme kishin ndodhur jashtë stadiumit. Çfarë ndodhi më 14 tetor. Në stadiumin e Partizanit të Beogradit nuk kishte në fakt tifozë shqiptarë, mes 30 mijë serbëve ishte vetëm një delegacion zyrtar shqiptar prej rreth 70 personash, por kjo nuk i pengoi organet disiplinore të UEFA-s që të bënin me faj Shqipërinë për një dron, që erdhi edhe ai nga jashtë stadiumit.

Gjithçka është e lehtë të kuptohet, për UEFA-n ca janë të nënës dhe ca të njerkës. Kur përballen dy skuadra perëndimore, si Roma me Feyenord, UEFA është e predispozuar të tolerojë edhe rrëmuja me një bilanc prej dhjetëra arrestimesh, kur bëhet fjalë për një vend si Shqipëria, është e lehtë që të merret një ndëshkim qoftë ky edhe i pabazuar. Ndoshta Për UEFA-n, që shqiptarët të gjejnë drejtësi, duhet të jenë holandezë.

Share This Article
5 Comments
  • UEFA tashme e ka ezauruar rolin e saj si mbajtes i drejtesise se paanshme per te gjithe skuadrat!Tani ajo eshte e barazvlefshme me drejtesine shqiptare.Pra ne ne nje fare menyre nuk kemi c.te kerkojme drejtesi kur vete nuk kemi nje te tille per jeten e perdtshme,pale ne sport!UEFA-n nuk e nderrojme dot,por drejtesine tone duhet ta nderrojme qe ta kemi pastaj gojen e hapur para botes.Akoma nuk e marrim vesh se nuk na ka kush ne llogari si shtet,po nuk u beme vertet shtet?!

  • Vërtetë UEFA nuk u tregua e drejtë por mos e ngatërroni kekun me byrekun. Në këtë rast trazirat kanë ndodhur në rrugët e qytetit dhe jo brenda në stadium. UEFA nuk mban përgjegjësi për atë çka ndodh jashtë stadiumit dhe që nuk ndikon në ndeshje. Huliganizmi në rrugët e qytetit është çështje e autoriteteve civile.
    Mos shfrytëzo inatet e tua për të keqinformuar, o Shqiptar!

  • Ne te vertete eshte e njejta dukuri ne te dy rastet-fajtoret shperblehen dhe denohen te pafaj shmit dhe viktimat e dhunes,shqiptaret ne rastin e ndeshjes me serbe dhe italianet ne ndeshjen me hollandeze.Eshte ne fuqi ligji i padrejtesise.

  • Ngjarja ne Rome ka ndodhur nje dite para takimit dhe jo ne stadium.Siguria jashte stadiumit i perket vetem vendit prites te qytetit Romes dmth sigurimi i rendit i perket vetem policise se atij qyteti.Nuk ka asnje lidhje me ndeshjen e zhviluar mes Romes dhe Feyenord.Nuk mund te barazohet ndeshja e zhvilluar ne stadiumin e Beogradit me ate jashte stadiumit ne Rome.Ketu nuk kemi te bejme me dy standarte.Standartet e UEFA-s jane te qarta. Ajo vendos vetem veprimet e ndodhura ne fushe. Kjo eshte e drejte e ligjshme.
    Qendrime subjektive per interesa apo opinione qe vijne kunder me standartet e UEFA-s jane jashte objektit per te vendosur UEFA.Mirkuptimi dhe e drejta bazohen vetem ne standartet e UEFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *