Turpi i Gjirokastrës

redaktor

Dërguar me email

Në adresën e redaksisë

DITA! Turp për drejtuesit e atij Universiteti në Gjirokastër, turp akoma më shumë për Ministrinë e Arsimit deri edhe për Ministrinë e Jashtme. Të përshkruash historinë e jugut sipas orekseve grekomadhe? Ky është një krim i kryer me dashje dhe qëllime shoviniste, për të cilin jo veten trupi arsimor i universitetit duhet të pozicionohet, por edhe minoritarët grekë, të cilët i kemi trajtuar e trajtojmë si vëllezër duhet të pozicionohen kundër kësaj fryme të shëmtuar shoviniste dhe raciste. Administrata e shtetit grek dhe qarqe shoviniste, që kur fitoi pavarësinë nga perandoria osmane ka ushtruar dhunë dhe genocid mbi popullsinë shqiptare, e cila kulmon mbi popullsinë e pafajshme çame. Kjo nuk duhet lejuar të përsëritet, sepse, në fund të fundit keq është për të gjithë, por me keq do të jetë për grekërit. Prandaj shteti ynë, Akademia e Shkencave e cila për turp nuk po ndihet fare, duhet të mbajnë qëndrime të rrepta ndaj këtyre tentativave antishqiptare brenda institucioneve mësimore shkencore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *