Dy fjalë për reformën e padrejtësisë

redaktor

Mënyra si është formuluar neni 25 i ligjit që pritet të diskutohet dhe miratohet në Parlament, në rastin më të mirë, tregon për nivel të mjerë juridik të formuluesve si dhe të atyre juristëve shqiptarë që e kanë lexuar dhe e kanë kaluar në heshtje. Në rastin më të keq, një formulim i tillë i atij neni flet për ligësi dhe  prapamendim të formuluesve. Cilido version që të jetë i vërtetë, konkluzioni se shumica e juristëve të shumicës parlamentare shqiptare që janë marrë me këtë punë, nuk meritojnë as detyrën e gjyqtarit të gjykatës së shkallës së parë, mbetet në fuqi.

Përmbajtja e nenit 25 të këtij projekt-ligji bie në kundërshtim me aktet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si dhe me Kushtetutën e RSH. Shkaku qëndron në faktin se shtetas shqiptarë që kanë mbajtur poste të ndryshme politike apo në sistemin gjyqësor diskriminohen dhe nuk trajtohen njëlloj edhe sikur të kenë kryer të njëjtin krim, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. Diskriminimi qendron në vendosjen e afteve të ndryshme të mundësisë së organeve hetimore dhe gjyqësore për t’i ndjekur penalisht për krimet e kryer, bazuar në postin e mbajtur më parë.

Legjislacioni aktual penal i RSH i ka të përcaktuar qartë afatet e ndjekjes penale të veprave penale, qofshin ato krime apo kundërvajtje. Afatet e ndjekjes penale, jo vetëm duhet të jenë të njëjtë për të gjithë shtetasit, pavarësisht pozitës së tyre shoqërore, por këto afate duhet të përcaktohen në raport me rrezikshmërinë e krimeve të kryer. Përndryshe ne bëjmë ligje të posaçme për individë që ndodhen në pozita shoqërore të veçanta. Nëse ky nen do të miratohet ashtu siç është formuluar, atëhere do të kemi një amnisti për individë të ndryshëm shqiptarë dhe reforma do të konsiderohet me të drejtë nga populli shqiptar si Reforma e Padrejtësisë.

Bindja ime mbetet e patundur se korrupsionin dhe padrejtësinë do t’i luftojnë njerëzit e ndershëm dhe jo emrat apo format e organizimit të institucioneve ndëshkuese. Legjislacioni i ri duhet t’i shërbejë verifikimit të veprimtarisë kriminale të kandidatëve për poste gjyqësore si dhe gjyqtarëve që mbajnë poste në organet e sistemit gjyqësor. Ai legjislacion që s’do të bëjë të mundur pastrimin e organeve të drejtësisë nga kriminelët që paguhen me paratë tona për të na shërbyer por që i kanë shërbyer krimit dhe thasëve me para, ai legjislacion nuk duhet miratuar kurrsesi.

 

Viktor Malaj – Botuar sot në DITA si pjesë e forumit “Turpi i nenit 25”

 

Share This Article
5 Comments
  • Dakort me autorin për sa i takon idesë por mua si lexues paragrafi i parë dhe i dytë më krijojë pështjellim.
    Në paragrafin e parë flitet për …”ligësi dhe prapamendim…”.Një nen,ligj,poezi përrallë apo trillim,paramendohet e pastaj shkruhet,pra neni në fjalë është (mirë) paramenduar për një qëllim të mbrapshtë.Në paragrafin e dytë qeveritarët dhe zyrtarët e lartë cilësohen si të ”Diskriminuar”!Në rastin në fjalë,nenin 25,nuk janë aspak të diskriminuar por të favorizuar.Flm.për vëmëndjen!

    • Dhe loja perverse e zotit Rama me “nenin 25” vazhdon…
      Une habitem se pse,edhe pasi u kuptua se kjo ishte nje loje,akoma ka njerez qe vazhdojne ta luajne ate?!
      More njerez,po si ka mundesi qe kjo maxhorance,ekspertet e saj,te miratojne nje ligj qe denon njerezit e tyre dhe amniston kundershtaret politike?!
      He more zoti Viktor,si ka mundesi?! Po nuk je i vogel,bre!
      Edi Rama,pasi pa qe loja e tij perverse doli huq,deklaroi se : edhe nderkombetaret gabojne!
      Ambasadori Lu,fill pas deklarates se Rames tha qe: edhe Qeveria gabon!
      Eshte nje pegjigje flake per flake.Apo me mire eshte nje flakurime turinjve qe mbasadori Lu i jep Rames per keto lojera perverse qe po ben me reformen jetike per te ardhmen demokratike te vendit.
      Une mendoj qe gjithe kjo zhurmnaje per “nenin 25” ka nje shpjegim.
      Kjo lidhet me ndergjegjesimin e zotit Rama se nuk mund ta kontrolloje ai drejtesine e reformes ne drejtesi.
      Kishte shume endrra e shpresa,se mund te ishte,pervecse kryeminister edhe gjykates dhe prokuror.
      Keto endrra ia ushqenin shume edhe lakejte politike dhe mediatike,me britmat e tyre anekend hapesires mediatike publike: duam drejtesi,duam drejtesi!
      …drejtesi per te ndeshkuar kundershtarin politik,per te ndeshkuar opoziten,PD-ne,Saliun…!
      Une habitem kur degjoj keto kllithma urrejtjeje ku behet thirrje per kurbane…nga kundershtari!
      Me te vertete habitem.
      Si ka mundesi qe te mos e kuptojne,se ne rrethanat e sotme,ne kohen e sotme,nuk mund te kete drejtesi popullore;nuk mund te kete aso lloj drejtesie per te asgjesuar kundershtarin?!!
      E megjithate,prape i cirren Edi Rames: bej drejtesi!
      Bej drejtesi – i thone Rames – se nuk t’i kemi dhene kot ato njemilion vota…!
      C’mbrapeshti!

      • Do me thene sipas teje duhet te kete vetem drejtesi borgjeze/ Pra qe te falen hajdutet, te korrptuarit dhe grabitesit e pasurive kombetare.Ti nuk do drejtesi per ata qe vrane me 21 Janar, drejtesi per ata qe vdiqen ne Gerdec, drejtesi per ata qe falen detin, drejtesi per… Pra te gjitha keto ty te duken si drejtesi popullore, prandaj nuk duhet te kete drejtesi! TI me shume me dukesh si maskara, sesa si budalla.

      • Dakord me ju, plotesisht, Claus! Nuk asgjesohet kundershtari edhe po te kete vjedhur miliarda e po te kete vrare njerez e shkelur me qindra ligje, sa kohe ai eshte kundershtar! Ka budallenj qe ngulin kembe se nje njeri sapo behet kriminel ai vetvetiu eshte kundershtar i te gjitheve. Nderro llagapin Claus, beje PYKE!

  • Neni 25 duhet saktesuar per te gjithe nepunesit shqiptare prej vitit 1992 pa asnje dallim deri tek presidentet e ne vijim.
    Se dyti duhet te ket nje nen, ku te thuhet; perjashtohen te jene deputete, gjykates, prokurore, ministra, zv. ministra,drejtore drejtorish, kryetare komunash e bashkish te gjithe ata persona qe kane pasur detyra te tilla para vitit 1992 si dhe te gjithe ata prokurore e gjykatrsa qe kane hyre ne kete profesione me kurset 6 ujore te plepave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *