Turqi, aksidentohet autobusi me turistë, 11 të vdekur dhe 44 të plagosur

Ornela

11 persona kanë humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën pas aksidentit të një autobusi me turistë në provincën e Eshkisehir, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

“Viktimat ishin pjesë e një turi turistik nga Ankaraja”, shtoi kjo agjenci.

Aksidenti ndodhi sot gjatë orëve të para të mëngjesit kur drejtuesi i autobusit humbi kontrollin dhe u përplas me pemët anash rrugës.

Grupi turistik po shkonte në qytetin e Bursës.
Policia ndaloi shoferin e autobusit dhe ka nisur hetimet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *