Kompania ”Limak Kosovo” ka reaguar ndaj informatës së publikuar në media, lidhur me arrestimin e drejtorit të Kompanisë Limak, Nihat Özdemir, duke e cilësuar informatën si një spekulim
“Në emër të Limak Kosovo shprehim shqetësimet tona në lidhje me spekulimet e fundit për drejtorin e Bordit të Drejtorëve të kompanisë LIMAK, Nihat Ozdemir.
Duam t’ju njoftojmë se informacioni i spekuluar nuk paraqet realitetin sepse nuk është ngritur asnjë akuzë kundër asnjë anëtari të kompanisë LIMAK”, thuhet në reagimin e tyre.
